Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një tjetër kompani evropiane vjen në Shqipëri, linjë fluturimesh direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Një tjetër kompani evropiane vjen në Shqipëri, linjë
Ministri Hoxha me CEO-n e kompanisë, Gilles Feith

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka njoftuar këtë të enjte vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës, përmes kompanisë Luxair.

Shefi i diplomacisë shqiptare e konsideroi një lajm të shkëlqyer ardhjen e një tjetër kompanie ajrore evropiane në Shqipëri.

"Duke filluar nga 29 marsi 2027, kjo linjë e re që do të funksionojë gjatë gjithë vitit do të kryejë fluturime dy herë në javë, të hënave dhe të premteve, duke krijuar lidhjen e parë të rregullt ajrore direkte midis Luksemburgut dhe Shqipërisë", shkruan Hoxha.

Sipas tij, një lidhje e re dhe e mirëpritur mes dy vendeve tona do t'i afrojë edhe më shumë njerëzit, bizneset dhe komunitetet tona.

Më herët, në 21 Prill të këtij viti, ministri Ferit Hoxha pati zhvilluar një vizitë në selinë e Luxair ku në një takim me CEO-n e kompanisë, Gilles Feith, u diskutua pikërisht mundësia e lidhjes Luksemburg - Tiranë përmes fluturimeve direkte.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese