Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Konferenca për integrimin në BE, Sara Mila: Mbyllja e kapitujve nuk shënon fundin e punës

Shkruar nga Newsbomb
Konferenca për integrimin në BE, Sara Mila: Mbyllja e kapitujve nuk
Deputetja Sara Mila në konferencën rajonale Roli i mbikëqyrjes efektive parlamentare në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE

Me 94 projektligje të shqyrtuara dhe 157 amendamente të propozuara vetëm në shtatë muajt e parë të 2026-ës, Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ka intensifikuar punën për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.

Shifrat u bënë publike nga deputetja socialiste Sara Mila gjatë konferencës rajonale "Roli i mbikëqyrjes efektive parlamentare në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE" që po mbahet në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Milës, e cila kryesonte delegacionin e Shqipërisë në aktivitetin e organizuar nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e GIZ, 34 nga 94 projektligjet e shqyrtuara lidhen drejtpërdrejt me acquis e BE-së, ndërsa janë zhvilluar edhe 15 mbledhje mbikëqyrëse.

Në fjalën e saj, deputetja e mazhorancës u ndal te progresi i Shqipërisë, duke kujtuar se më 14 korrik vendi mbylli përkohësisht tre kapituj negociues: Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, Arsimin dhe Kulturën si dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Por theksoi se kjo nuk e mbyll punën e Kuvendit.

"Për Kuvendin, kjo përgjegjësi nis me legjislacionin, por nuk mund të përfundojë aty", tha Mila, duke shtuar se pas çdo ligji të përafruar fshihen çështje që prekin drejtpërdrejt qytetarët, si siguria ushqimore, mbrojtja e mjedisit, transporti apo mbrojtja e sinjalizuesve.

Mesazhi që përcolli deputetja socialiste në Shkup ishte se suksesi i integrimit nuk duhet matur vetëm me statistika.

"Integrimi europian nuk mund të matet vetëm me kapituj të hapur apo ligje të përafruara, por edhe me ndryshimet konkrete që këto reforma sjellin në jetën e qytetarëve. Kur flasim për integrimin europian, shpesh e nisim me shifra, kapituj të hapur, ligje të përafruara, kritere të përmbushura. Këto shifra kanë rëndësi. Por përgjegjësia jonë si deputetë është t’i përgjigjemi pyetjes që qëndron pas tyre. Çfarë po ndryshon për njerëzit që përfaqësojmë?", përfundoi Mila.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese