Gazetari: Prokuroria në Hagë me 28 orë xhirime, mes tyre edhe takimet e Thaçit me gruan
Gazetari i Euronews në Prishtinë, Xhemajl Rexha, foli në një lidhje live me gazetaren Mirela Milori për zhvillimet në Hagë, ku Prokuroria pranë Dhomave të Specializuara ka kërkuar gjashtë vjet burg për Hashim Thaçin.
Ai tha se në kuadër të provave të paraqitura, Prokuroria ka sjellë edhe audio-përgjime dhe 28 orë xhirime të takimeve të ish-presidentit të Kosovës, përfshirë takime me bashkëpunëtorë, miq dhe familjarë të tij, mes tyre edhe gruan dhe djalin e tij, Endritin.
“Siç mund të shihni edhe pas meje, janë flamujt e UÇK-së në sheshin qendror të Prishtinës. Tashmë prej disa ditësh, në fakt, e gjithë vëmendja e Kosovës, pavarësisht krizës politike me Kuvendin, i cili nuk konsiderohet se do të funksionojë në ditët në vazhdim, është dhe do të jetë në Hagë. Gjatë gjithë javës së ardhshme, dhe edhe sot, natyrisht, nisja e fjalës përfundimtare të procesit të dytë, në të cilin i akuzuari, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij, është ndjekur me shumë vëmendje këtu në Kosovë. Në pjesën e parë të ditës, Prokuroria ka paraqitur ato që i quan faktet e veta. Prokuroria e Dhomave të Specializuara, kryeprokurorja Kimberly West dhe një prokuror i rastit, të cilët, siç e the, kanë vënë edhe audio-përgjime dhe kanë 28 orë xhirime të takimeve që zoti Thaçi ka pasur jo vetëm me bashkëpunëtorë e miq që e kanë vizituar, por edhe me familjarët e tij, duke përfshirë gruan dhe djalin e tij, Endritin. Akuza është edhe për disa individë të tjerë, duke përfshirë ish-ministrin e Drejtësisë në Kosovë, Hridin Kuqi, si dhe ish-shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, zotin Bashkim Smakaj. Zoti Smakaj është një bashkëpunëtor i hershëm i zotit Thaçi. E ndante dhomën, sa ishin studentë, kur të dy studionin këtu në Prishtinë në fillim të viteve ’90. Prokuroria thotë që zoti Thaçi i ka takuar këta njerëz për t’u dhënë drejtimin se çfarë duhet të thonë dëshmitarët, të cilët jetojnë në Kosovë dhe që do të shkonin në Hagë për të dëshmuar. Janë përmendur disa emra, duke përfshirë ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, si dhe Sulejman Selimin. Mbrojtja i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe i ka bërë thirrje gjykatës, Mirela, që të mos marrë një vendim duke u bazuar në ato që i ka quajtur spekulime të Prokurorisë. Ka thënë që asgjë nga ato përgjime nuk tregojnë ndikimin e zotit Thaçi dhe të gjitha gjërat që janë diskutuar aty tashmë janë në domenin publik”, tha gazetari.
Çfarë fshihet pas lëvizjeve të Ramës dhe Berishës? Politologu: Problemet që nxorën njerëzit në shesh janë aty
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 20:05 Dita e 103-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:02 Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në zhvillimin e armëve biologjike
- 19:57 UEFA Nations League/ Ndeshja San Marino-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë
- 19:49 Mbetjet njerëzore u zbuluan në vitin 1977, testimi i avancuar i ADN-së identifikon viktimën pas 50 vitesh në SHBA
- 19:40 Zgjedhjet e mesit të mandatit, Gjykata e apelit hedh poshtë kërkesën e Trump për vendosjen e kufizimeve në votimin me postë
- 19:22 Bllokimi i pagave, reagon Malaj pas kallëzimit të gjyqtarëve: Efekti në buxhet është 40 milionë euro shtesë çdo vit