Kosova pritet të futet në një anarki totale, kur në datën 5 tetor nuk do të vlejë asnjë ligj dhe as Kushtetuta.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Syri Tv, politologu Dritëro Arifi tha se ndërtimi i një shteti zhvillimor është patriotizmi i vërtetë, jo përdorimi i provokimeve nga pakicat si pretekst për të dëmtuar themelet e shtetit.
Sipas tij, glorifikimi i Kurtit si një figurë shpëtimtare nga disa intelektualë të djathtë në Shqipëri –mbetet një anomali e madhe politike.
Për Arifin, Kurti shihet si një politikan i majtë ekstrem që kërkon sundim absolut, duke vërtetuar edhe një herë se dy të këqija nuk mund të prodhojnë asnjëherë një të mirë.
Ky problem është që prej ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet, po themi në një farë mënyre është zhdukur komunikimi normal ndërpartiak që ka ekzistuar. Pavarësisht nganjëherë mos pajtimeve që ne i kemi edhe në familje, por komunikimi i vazhdueshëm gjithmonë e gjen një rrugë kompromisi. Esenca është aty që Vetëvendosja nuk po dëshiron bashkëqeverisje. Pra po dëshiron sundim dhe ky është një dallim i madh në definicion. Dhe pikërisht kjo është ajo që po ndodh. Partia e parë po dëshiron të sundojë, po besoj që këtë skemë e keni ju të njohur në Shqipëri shumë mirë me Partinë Socialiste. Dhe pak a shumë një kopje edhe më e keqe e asaj po dëshiron të ndërtohet në Kosovë.
Dhe mandej gjenden çështje sekondare apo terciare, që për të vazhduar kjo anarki që po sundon në Kosovë. Pra në fund të ditës mungesa e vullnetit politik për të ndërtuar institucione normal, se edhe për të pasur vetëm institucione nuk është e mjaftueshme, pra i kemi parë vendet plot vende në botë kanë institucione, por nuk janë të qëndrueshme dhe nuk prodhojnë mirëqenie. Dhe qëllimi është jo vetëm të prodhojmë institucione, por të prodhojmë edhe mirëqenie për qytetarin dhe stabilitet, gjë të cilën Vetëvendosja po vërehet që nuk e ka aftësinë dhe kapacitetin për ta arritur.
Ka disa nivele po e shpjegoj në disa nivele. E para është normalisht provokim populist i serbëve, sepse në Kushtetutë nuk ka popull serb, po ka komunitet dhe qytetarë të Republikës. Por ajo ka pak rëndësi sepse mandej niveli i dytë është kërkesa, sepse duhet paraprakisht të bëhet një kërkesë me letër, pra me shkrim zyrtare nga Lista Serbe, është bërë në emër të Republikës së Kosovës. Pra kërkesa zyrtare që ekziston në zyrën e kryetares të Kuvendit është në emër të Listës Serbe me logo të Republikës së Kosovës ku propozohet emri. Ai e ka bërë këtë provokim, por shikoni tash, nëse një po themi një fqinj i keq na fyen, ne nuk duhet ta djegim shtëpinë tonë pse na ka fyer fqinji. Pra e shikoni sa hipokrite është krejt situata.
Po ashtu të njëjtën gjë zoti Simiç e ka thënë edhe në vitin 2021 në Kuvendin e Kosovës. Pra ka thënë në emër të popullit serb. Pra në 2021 nuk i ka penguar Vetëvendosjes, e dini pse s'i ka penguar? Sepse atëherë ka qenë në bashkëqeverisje me Listën Serbe në një, dhe në dy, e ka pasur shumicën pra e ka pasur edhe presidenten në atë kohë, Vjosa Osmanin. Pra kur i ka të gjitha pozitat zoti Kurti, nuk i pengon Lista Serbe as populli serb. Pra absolutisht po e them, Vetëvendosja është partia më hipokrite që ekziston në trojet shqiptare për fat të keq. Pra kjo është e tëra ajo, që është nxjerrë nga konteksti. Ai e ka bërë provokimin, është provokim shumë i rëndë normal, por ne nuk duhet ta dëmtojmë shtëpinë, pra shtetin tonë për shkak të një pakice të parëndësishme.
Pra nuk mundet pakica më e parëndësishme me ua vështirësuar jetën shumicës së rëndësishme. Pra kjo është për mua nuk është çështje e patriotizmit. Kjo është e kundërta e patriotizmit. Pra ndërtimi i një shteti zhvillimor dhe i mirëqenies është pikërisht patriotizmi super modern që Vetëvendosja nuk po e kupton apo s'po dëshiron ta kuptojë. Pse? Sepse ka ndryshuar, sepse Kosova realisht po i afrohet, jemi shumë afër, me 5 tetor Kosova kalon në një shtet anarki totale, pra ku nuk vlen asnjë ligj as Kushtetuta. Pra është e pamundur për një njeri racional që i ka mbi 50 vjet dhe që gjashtë vite është në kryeministri, dhe të mos jetë i aftë.
Kur qytetari ja ka dhënë besimin, por qytetari ja ka dhënë një besim me qëllim që të bashkëqeverisë, jo me sundu. Pra ky është një dallim i madh në mes meje dhe zotit Kurti. Pra unë e kam thënë që zoti Kurti është një i majtë ekstrem, meqë Shqipëria për fat të keq, një pjesë e intelektualëve të djathtë e glorifikojnë që është një anomali në vete. Por është çështje e tyre. Pra esenca është që me dy të këqija nuk bëhet një e mirë. Pra, duhet të parë në shumë këndvështrime.
© SYRI.net
Mbrojtja: Nuk ka prova që Thaçi ka ndërhyrë te dëshmitarët
Pengimi i drejtësisë/ Prokuroria në Hagë kërkon 6 vjet burgim për Hashim Thaçin
Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara janë të palëkundura