30 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: 7 ende aktive. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren

10 Shtator 2026 | 21:00

Ministria e Mbrojtjes së fundmi ka dalë me një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend. Në njoftimin e ministrisë mësohet se gjatë ditës së sotme janë raportuar 30 vatra zjarri, prej të cilave 7 mbeten aktive. Më tej bëhet me dije se 10 janë nën mbikëqyrje dhe 13 janë shuar plotësisht.

Në operacione janë angazhuar 404 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 21 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 133 efektivë, 1 helikopter, 2 automjete zjarrfikëse, 1 dron, 13 mjete dhe 1 autoambulancë.

Në Qarkun Tiranë, vijon aktive vatra në Malin e Dajtit, ku gjatë ditës kanë operuar 25 zjarrfikës, 7 forca të ADZM-së, si dhe 52 efektivë të FA me 6 mjete dhe 1 autoambulancë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatrat në Malin e Bërzhitës dhe Mali me Gropa janë izoluar dhe mbahen nën mbikëqyrje.

Në Qarkun Dibër mbeten aktive disa vatra: në Lundre–Madhesh, Mat, në Cerrujë–Mali i Allushit, Klos, në Selishtë, si dhe vatra e re në Pleshë, Klos. Vatra në Qafën e Helmes mbahet nën mbikëqyrje.

Në Qarkun Shkodër, aktive mbetet vatra në Porav, Fushë-Arrëz, ndërsa zjarret në Rragam dhe në malin e Tërbunit janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Vatra në Mnelë të Madhe është shuar.

Në Qarkun Fier, vatra në Peshtan mbahet nën monitorim, ndërsa zjarri në Çërrilë, Mallakastër, vijon aktiv. Për këtë vatër janë angazhuar forcat vendore, pyjore dhe të mbrojtjes civile, ndërsa FA kanë ndërhyrë me 1 helikopter, 32 efektivë dhe 3 mjete.

Në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Korçë, situata paraqitet më e qëndrueshme: vatrat e raportuara janë kryesisht të shuara ose nën mbikëqyrje. Në Opar, Korçë, vijon puna në terren, por vatra klasifikohet nën mbikëqyrje dhe nuk rrezikohen banesa.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave, pasurisë së qytetarëve dhe mjedisit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Konfliktet dhe krimi në rrjetet sociale”, eksperti: Vipat i bëjnë hapur kërcënimet!

I ftuar në studion e Euronews, në një intervistë me gazetaren Mirela Milori, eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa komentoi shtimin e sherreve dhe konflikteve që...
20:55 | 10/09/2026

Dita e 103-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 103-të ndërsa si çdo pasdite, pas orës 19:00, ata...
20:05 | 10/09/2026

Bllokimi i pagave, reagon Malaj pas kallëzimit të gjyqtarëve: Efekti në buxhet është 40 milionë euro shtesë çdo vit

Ministri i Financave, Petrit Malaj përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me kallëzimin e tij në SPAK së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm...
19:22 | 10/09/2026