Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, ka reaguar lidhur me debatin për moskalimin e pagave të magjistratëve dhe kallëzimin e bërë në SPAK ndaj Ministrit të Financave dhe drejtorëve të thesarit.
Bylykbashi sqaron se vonesa nuk lidhet me vullnetin e ekzekutivit për të bllokuar pagat, por me mënyrën se si janë kalkuluar listëpagesat nga institucionet gjyqësore, sipas saj me një formulë që nuk gjen bazë as në ligjin aktual dhe as në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo thekson se paga e kërkuar tejkalon fondet buxhetore të miratuara dhe se nuk bëhet fjalë për presion ndaj drejtësisë, duke kujtuar se pagat më të larta për magjistratët janë miratuar me votën e Partisë Socialiste.
Sipas deputetes, nisma ligjore për zgjidhjen e çështjes është depozituar më 30 korrik dhe po shqyrtohet, ndërsa pranon se mund të ketë pasur një vonesë të vogël për shkak të fondit buxhetor. Megjithatë, shton ajo, magjistratët kishin mundësinë të merrnin pagën e muajit sipas formulës në fuqi.
"Moskalimi i pagave nuk vjen për shkak të bllokimi t nga Ministria e Financa apo degët e thesari pra nuk vjen si një vullnet i ekzekutivit, vjen për shkak se pagat e depozituar nga institucionet gjyqësore janë kalkuluar me një formulë që nuk bazohet fare në ligjin në fuqi dhe nuk bazohet as në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ata kanë bërë një listëpagese e cila referon në një pagë që sot në bazat ligjore në fuqi nuk është e justifikuar, tejkalon fondet buxhetore. Ky nuk ka të bëjë fare me një presion që po i bëhet drejtësisë, pagat e tyre kanë qenë më të lartat të miratuara me votë të Partisë Socialiste, dhe kanë qëndruar të tilla.
Ka ndryshuar formula për shkak të një keqkuptimi në zbatim për të dhënë një pagë referuese si ajo e Presidentit që ishte më e qartë dhe këtu ka nisur e gjithë indicia e këtij debati të madh që ka kaluar në disa vendime të Gjykatë Kushtetuese.
Është depozituar nisma në datë 30 korrik dhe është duke u shqyrtuar. Mundet që për vonesë të një fondi buxhetor mund të ketë pak vonesë në kalimin e pagave. Megjithatë po e përsëris të gjithë magjistratët e kishin mundësinë të merrnin këtë muaj në datën e caktuar pagën sipas formulës që është në fuqi." tha Aulona Bylykbashi për A2CNN.
