“I kam larë hesapet me protestuesit”, Manjani: Është dhunë, nuk harxhoj asnjë fjalë me ta

10 Shtator 2026 | 22:11

Juristi Ylli Manjani ka cilësuar si dhunë sjelljen e protestuesve që një natë më parë bllokuan qarkullimin e automjeteve në disa zona të Tiranës.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Manjani tha se nuk dëshiron të harxhojë më asnjë fjalë për protestuesit, duke e konsideruar mënyrën e tyre të protestës si dhunë publike dhe kolektive ndaj qytetarëve që, sipas tij, nuk kanë lidhje me protestën.

“Unë nuk harxhoj asnjë fjalë me ta, zero. Ju kam thënë që ditën e parë që kjo është një lloj revolucioni tjetër dhe kjo është dhunë publike kolektive ndaj njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me ta. Është një përpjekje kaotike për të krijuar kaos. E kanë me Edi Ramën, Edi Rama i lë, le të vazhdojnë”, u shpreh Manjani.

Ai kritikoi gjithashtu gjuhën e përdorur gjatë protestave, duke deklaruar se lëvizja ka nisur me fyerje dhe sulme ndaj dinjitetit njerëzor.

“Ky revolucion ka nisur me sharje, me sharje, me dhunë kundër dinjitetit njerëzor dhe ashtu vazhdojnë. Më kanë sharë me rob shtëpie. Me këta i kam larë hesapet”, deklaroi Manjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët e prokurorët po bëjnë grevë

Juristi Ylli Manjani i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën e fundit me...
21:28 | 10/09/2026

Kush është ambasadorja që i kërkoi të shkonte me Ramën? Lapaj: Herën e parë më erdhi një biznesmen. Më ofroi postin e zëvendëskryeministrit

Adriatik Lapaj deklaroi në “Erla Now” se pas zgjedhjeve i është ofruar që partia “Shqipëria Bëhet” të bëhej pjesë e qeverisë, duke marrë postin e...
00:21 | 10/09/2026

Lapaj mbështet Florian Binajn në garën për Bashkinë e Tiranës

Adriatik Lapaj deklaroi se lëvizja “Shqipëria Bëhet” vazhdon të mbështesë Florian Binajn si kandidat për Tiranën dhe se deri më tani nuk ka asnjë vendim...
23:30 | 09/09/2026