Kush ka bërë shkelje për pagat e gjyqtarëve? Manjani dhe Sulo përplasen në studio
Debati për pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka përplasur në studion e “Now me Erla Mëhillin” juristin Ylli Manjani dhe analistin Arjon Sulo. Ndërsa Sulo mbron të drejtën e magjistratëve për përfitimin e pagave të reja, Manjani argumentoi se pagat e gjyqtarëve përcaktohen me ligj dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për të qenë i zbatueshëm në praktikë, duhet të reflektohet në ligj.
Sipas tij, pa ndryshimet përkatëse ligjore, pagat nuk mund të ekzekutohen nga Thesari dhe përgjegjësinë për këtë e ka Parlamenti ndërsa Sulo solli në debat referencën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mënyrën e llogaritjes së pagesave të prapambetura.
Sulo: “Po deri në hyrjen e fuqisë, domethënë, deri në hyrjen… ndërkohë, nëse nuk bëhen ndryshimet ligjore deri në datën 31.7.2026, llogaritja e pagesave të prapambetura… flet për të prapambeturat, por është precedent, do të bëhet me formulën që i referohen funksionarit të administratës së lartë publike.”
Manjani: “Për shkak të profesionit zgjodha të jap një shpjegim për publikun. Tani unë po të bëj një pyetje: Kush do ta bëjë atë llogaritjen? Ma gjej pak te vendimi i Gjykatës Kushtetuese.”
Sulo: “Po ma gjej ligjin që kanë dhënë ata pagat sot.”
Manjani: “Pagat e gjyqtarëve, zotëri, janë të vendosura në ligj. Jo në vendimin e KLGJ-së, as të KLP-së, as të financieres së gjykatave dhe nuk ekzekutohen me dëshirën e punonjësit të Thesarit. Çështja është që edhe njëherë, pagat, zotëri, vendosen në ligj dhe ai vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që të bëhet i zbatuar, duhet të bëhet ligj. Në qoftë se nuk bëhet me ligj, nuk zbatohet dhe përgjegjësinë për moszbatimin e ka Parlamenti i Shqipërisë.”
Sulo: “Mos të zbatosh ti vendimin e Gjykatës Kushtetuese, a është vepër penale?”Ai që ka thënë që urdhër mos të jepen këto paga, ka bërë shpërdorim.”
Manjani: “Shpërdorim detyre ka bërë Këshilli i Lartë Gjyqësor, ministri dhe Thesari ka respektuar ligjin e shtetit.”
Protestuesit ndryshojnë skenar, gazetarja Demushi: Në ditë e 103-të nuk u bllokuan rrugët
Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët e prokurorët po bëjnë grevë
“Konfliktet dhe krimi në rrjetet sociale”, eksperti: Vipat i bëjnë hapur kërcënimet!
- 22:17 Protestuesit ndryshojnë skenar, gazetarja Demushi: Në ditë e 103-të nuk u bllokuan rrugët
- 22:11 “I kam larë hesapet me protestuesit”, Manjani: Është dhunë, nuk harxhoj asnjë fjalë me ta
- 21:52 Maroku: Nuk ka prova që vërtetojnë përfshirjen e Rabatit në kalimin masiv të emigrantëve në Ceuta
- 21:52 2 977 drita ndriçojnë qiellin e Nju Jorkut, rikrijohet silueta e Kullave Binjake para 25-vjetorit të 11 shtatorit (VIDEO)
- 21:28 Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët e prokurorët po bëjnë grevë
- 21:07 Tornadoja merr jetën e një gruaje në Itali, një tjetër viktimë nga përmbytjet (VIDEO)