Aksident i rëndë në Zvicër, përmbyset autobusi me 48 turistë holandezë, disa viktima
Një autobus turistik është përmbysur në një rrugë malore në lindje të Zvicrës, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur.
Aksidenti ndodhi të enjten në kantonin Graubünden, në luginën Engadine. Policia lokale ka konfirmuar se ka disa persona që kanë humbur jetën, por nuk ka bërë ende publik numrin e viktimave dhe as identitetin e tyre, pasi fillimisht duhet të njoftohen familjarët.
Sipas Federatës Holandeze të Agjencive të Udhëtimit, në autobus ndodheshin 48 pasagjerë, të gjithë shtetas holandezë. Autobusi i përkiste kompanisë turistike Oad.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë autobusin të përmbysur në një shpat pranë rrugës, ndërsa në operacionin e emergjencës janë angazhuar ekipe të shumta shpëtimi dhe helikopterë.
Autobusi ishte nisur nga Holanda të hënën dhe në momentin e aksidentit po zhvillonte një udhëtim ditor nga Austria drejt Zvicrës.
Zernez ndodhet pranë hyrjes së Parkut Kombëtar të Zvicrës dhe është një zonë e frekuentuar nga turistët që vizitojnë Alpet.
Shkaqet që çuan në daljen e autobusit nga rruga nuk dihen ende, ndërsa policia zvicerane ka nisur hetimet.
Maroku: Nuk ka prova që vërtetojnë përfshirjen e Rabatit në kalimin masiv të emigrantëve në Ceuta
2 977 drita ndriçojnë qiellin e Nju Jorkut, rikrijohet silueta e Kullave Binjake para 25-vjetorit të 11 shtatorit (VIDEO)
Tornadoja merr jetën e një gruaje në Itali, një tjetër viktimë nga përmbytjet (VIDEO)
- 22:40 Sulo: Nëse dënohet Thaçi, ndodh rehabilitimi i serbëve në gjeopolitikë
- 22:23 Kush ka bërë shkelje për pagat e gjyqtarëve? Manjani dhe Sulo përplasen në studio
- 22:17 Protestuesit ndryshojnë skenar, gazetarja Demushi: Në ditë e 103-të nuk u bllokuan rrugët
- 22:11 “I kam larë hesapet me protestuesit”, Manjani: Është dhunë, nuk harxhoj asnjë fjalë me ta
- 21:52 Maroku: Nuk ka prova që vërtetojnë përfshirjen e Rabatit në kalimin masiv të emigrantëve në Ceuta
- 21:52 2 977 drita ndriçojnë qiellin e Nju Jorkut, rikrijohet silueta e Kullave Binjake para 25-vjetorit të 11 shtatorit (VIDEO)