OpenAI hedh në treg ChatGPT për financat. AI do të analizojë të dhëna dhe ndërtojë projekte financiare

11 Shtator 2026 | 01:33

OpenAI ka lançuar një version të ChatGPT të ndërtuar posaçërisht për industrinë e shërbimeve financiare, duke synuar fillimisht bankierët e investimeve dhe analistët e tregjeve. Produkti i ri, “ChatGPT for Financial Services”, kombinon Inteligjencën Artificiale me të dhëna financiare nga ofrues të specializuar.

Sipas Reuters, platforma është zhvilluar me Morgan Stanley dhe Evercore si partnerë në fazën e projektimit. Ajo mundëson kërkime në disa burime njëkohësisht, ndërtimin e modeleve financiare dhe përgatitjen e materialeve për klientët, përfshirë prezantime financiare sipas modeleve të vetë kompanive.

ChatGPT për sektorin financiar përfshin pasqyrat financiare, rezultatet e kompanive dhe transkriptet e raportimeve të fitimeve. OpenAI synon që integrimi i këtyre të dhënave të përmirësojë kërkimin dhe citimin e burimeve.

Një rëndësi e veçantë i është kushtuar sigurisë dhe kontrollit të të dhënave, për shkak të kërkesave të larta rregullatore të sektorit financiar. Sistemi mbështetet në kontrollet e sigurisë të ChatGPT Enterprise, përfshirë aksesin sipas roleve, enkriptimin dhe mundësinë që ekipet e pajtueshmërisë të eksportojnë regjistrat e aktivitetit për auditim.

Kompanitë që kanë tashmë abonime për të dhëna financiare mund t’i lidhin ato me platformën përmes integrimeve me shërbime të tjera profesionale financiare.

OpenAI njoftoi se synon të zgjerojë më tej sasinë e të dhënave financiare të disponueshme dhe ta shtrijë produktin përtej bankave të investimeve dhe analizës së aksioneve, në fusha të tjera të industrisë financiare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Zvicër, përmbyset autobusi me 48 turistë holandezë, disa viktima

Një autobus turistik është përmbysur në një rrugë malore në lindje të Zvicrës, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur. Aksidenti ndodhi të enjten në...
00:27 | 11/09/2026

Maroku: Nuk ka prova që vërtetojnë përfshirjen e Rabatit në kalimin masiv të emigrantëve në Ceuta

Ministria e Jashtme e Marokut deklaroi të enjten se nuk ka prova që vërtetojnë përfshirjen e Rabatit në kalimin masiv në enklavën spanjolle të Ceutës...
21:52 | 10/09/2026

2 977 drita ndriçojnë qiellin e Nju Jorkut, rikrijohet silueta e Kullave Binjake para 25-vjetorit të 11 shtatorit (VIDEO)

Një shfaqje me dronë ndriçoi qiellin mbi portin e Nju Jorkut të mërkurën në mbrëmje, në një homazh për të shënuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste...
21:52 | 10/09/2026