Shefi i NATO-s: Rusia është kërcënim afatgjatë, Evropa duhet të forcojë mbrojtjen

11 Shtator 2026 | 07:11

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se kërcënimi nga Rusia ndaj Evropës është afatgjatë dhe se aleatët duhet të vazhdojnë rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, prodhimit ushtarak dhe mbështetjes për Ukrainën.

Duke folur në një konferencë të krerëve të misioneve diplomatike të Gjermanisë në Berlin, Rutte vlerësoi rolin e Gjermanisë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të NATO-s dhe tha se vendi është bërë një nga shtyllat kryesore të përpjekjeve evropiane për sigurinë.

Ai theksoi se vendimi i Gjermanisë për të investuar 3.5 për qind të PBB-së në mbrojtjen bazë deri në vitin 2029 ka rëndësi për të gjithë Aleancën.

Sipas Rutte, rritja e prodhimit gjerman të predhave të artilerisë, automjeteve të blinduara dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore po rrit fuqinë e NATO-s, ndërsa dislokimi i trupave gjermane në Lituani e Poloni, si dhe dërgimi i anijeve dhe avionëve në rajonin e Baltikut, demonstron solidaritetin e aleatëve.

Ai përmendi gjithashtu furnizimin e Ukrainës me sisteme Patriot dhe tanke të rënda gjermane, duke thënë se këto ndihmojnë në mbrojtjen e sigurisë dhe lirisë së përbashkët.

Rutte tha se Rusia po përgatitet për një përballje afatgjatë, transmeton Telegrafi.

“Rusia po investon më shumë se 10 për qind të të ardhurave të saj kombëtare në mbrojtje dhe po shpenzon pothuajse 50 për qind të buxhetit shtetëror për këtë sektor”, deklaroi ai.

Sipas tij, Moska ka orientuar një pjesë të madhe të bazës së saj industriale drejt përpjekjeve të luftës, ndërsa në të njëjtën kohë po rimbush rezervat ushtarake.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

NATO zbulon operacionin sekret rus, tre nëndetëse kapen pranë kabllove nënujore në Norvegji

Aleatët e NATO-s kanë penguar një operacion të fshehtë rus në Arktik, ku tre nëndetëse dyshohet se po stërviteshin për sabotimin e kabllove kritike nënujore...
04:29 | 11/09/2026

Përdori ChatGPT për të shkarkuar mijëra dokumente gjyqësore, bisedat me AI mund të bëhen provë në gjyq

Një 40-vjeçar në Australi akuzohet se ka përdorur Inteligjencën Artificiale për të krijuar programe që i mundësuan aksesin dhe shkarkimin masiv të dokumenteve të kufizuara...
02:39 | 11/09/2026

OpenAI hedh në treg ChatGPT për financat. AI do të analizojë të dhëna dhe ndërtojë projekte financiare

OpenAI ka lançuar një version të ChatGPT të ndërtuar posaçërisht për industrinë e shërbimeve financiare, duke synuar fillimisht bankierët e investimeve dhe analistët e tregjeve....
01:33 | 11/09/2026