Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Një çerek shekulli nga 11 shtatori, Begaj përkujton sulmet terroriste në SHBA: Nderojmë kujtimin e 2977 viktimave të pafajshme

Shkruar nga Newsbomb
Një çerek shekulli nga 11 shtatori, Begaj përkujton sulmet
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nderuar 2,977 viktimat që humbën jetën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet dhe të afërmit e viktimave.

“Ka kaluar një çerek shekulli, por për Amerikën, ne dhe aleatët tanë, më të cilët ndajmë të njëjtat vlera, 11 shtatori është aty si një kujtesë kolektive që ka riformësuar jetët tona me dëshminë se ideologjitë urrejtëse sjellin pasoja të tmerrshme.

Gjatë këtyre viteve, Amerika, ky komb i madh e i fortë, i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë.”, shkroi Presidenti.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimin e një bote më të sigurt e më paqësore për brezat e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Sot, në këtë 25-vjetor të sulmeve të 11 shtatorit ndaj SHBA-ve, ne nderojmë kujtimin e 2977 viktimave të pafajshme që humbën jetët e tyre, si dhe shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin tonë me familjet e të dashurit e tyre.

Ka kaluar një çerek shekulli, por për Amerikën, ne dhe aleatët tanë, më të cilët ndajmë të njëjtat vlera, 11 shtatori është aty si një kujtesë kolektive që ka riformësuar jetët tona me dëshminë se ideologjitë urrejtëse sjellin pasoja të tmerrshme.

Gjatë këtyre viteve, Amerika, ky komb i madh e i fortë, i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë.

Në këtë ditë të përkujtimit, ne rikonfirmojmë angazhimin tonë në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimin e një bote më të sigurt e më të paqtë për brezat që vijnë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese