Ndryshimet në ministrinë e Punëve të Brendshme, reagon Rama: Lamallari do i bashkohet ekipit tim në Kryeministri 11/09 10:19
Pas miratimit në Kuvend me 79 vota pro, Klodiana Spahiu ka bërë betimin para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë.
Spahiu vjen në këtë post pas largimit të Evis Salës, e cila dha dorëheqjen për t’iu përkushtuar projekteve të saj në fushën akademike.
Pas ceremonisë së betimit, ministrja e re e Shëndetësisë është bërë pjesë e mbledhjes së qeverisë, në paraqitjen e saj të parë zyrtare në këtë funksion.
Kjo lëvizje i parapriu spostimeve të reja që Rama njoftoi sot, ku Besfort Lamallari largohet si ministër i Brendshëm dhe vendin e tij e zë Ervin Demo, deri sot ministër i Pushtetit Vendor.
Top Channel