PROFIL, kush është ministri i ri i Brendshëm?

11 Shtator 2026 | 10:31

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar disa ndryshime në qeveri ku nga kjo e premte në krye të Ministrisë së Brendshme do të vendoset Ervin Demo. Demo prej shtatorit të vitit 2025 mbante postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Ndërkohë me ndryshimet e kësaj të premte kjo ministri gjithashtu do të bashkohet me Ministrinë e Brendshme duke sjellë që nuk do të ketë një zëvëndësues për postin që mbante Demo. Përpara se të merrte postin e ministrit, Demo drejtoi Bashkinë e Beratit nga 2019 deri në 2025.

Në vitet 2017-2018 ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa nga viti 2012 deri në vitin 2016 ka qenë Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës.

Që prej vitit 2004, Demo është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Ai ka kryer studimet universitare në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar ciklin Bachelor dhe Master. Më pas ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës në Itali, ku është specializuar në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndryshimet në qeveri, Ministria për Pushtetin Vendor do të bashkohet me Ministrinë e Brendshme

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka marrë vendimin dhe ka njoftuar disa ndryshime në qeveri ku nga sot në krye të Ministrisë së Brendshme...
10:25 | 11/09/2026

6 vatra ende aktive, Ministria e Mbrojtjes për situatën e zjarreve në vend: Mbetemi të angazhuar në terren

Ministria e Mbrojtjes këtë të premte ka dalë me një përditësim të ri lidhur me situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Ministria bën...
10:13 | 11/09/2026

Tensione dhe debate në Prrenjas, banorët kundër bashkimit me Librazhdin (VIDEO)

Dëgjesa publike për Reformën Administrativo-Territoriale u shoqërua me përplasje të forta, teksa shumica e pjesëmarrësve kundërshtuan bashkimin e Prrenjasit me Librazhdin. Gjatë debatit, socialisti Ardit...
10:07 | 11/09/2026