E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Klodiana Spahiu betohet te Presidenti Begaj si ministre e Shëndetësisë, merr zyrtarisht detyrën

Ilustrim · Vizion Plus

Klodiana Spahiu është betuar para Presidentit Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Spahiu u votua në Kuvend me 79 vota pro, duke zëvendësuar në këtë post Evis Salën, e cila dha dorëheqjen nga detyra për t’iu përkushtuar projekteve akademike.

Ceremonia e betimit u zhvillua në prani të Presidentit Begaj, ku Spahiu bëri betimin mbi Kushtetutë dhe mori zyrtarisht përgjegjësinë për drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh