Ministrja Ismaili mbi akuzat për automjetin e ri të kryeministrit: Është me qira dhe paguhet nga buxheti i PS
11 Shtator 2026 |
11:11
Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili këtë të premte pas mbledhjes së qeverisë ka folur edhe lidhur me akuzat për automjetin e ri të kryeministrit, Edi Rama. Ajo ka sqaruar se mjeti është me qira dhe paguhet nga buxheti i Partisë Socialiste.
“Makina që kryeministri përdor, është me qira, paguhet nga buxheti i PS. Është kërkesë e bërë me merak të shtuar nga kryeministri. Makina që përdor, përdoret edhe për aktivitetin e tij partiak, sa përket cilësimeve të makinave, ato janë edhe për çështje sigurie të cilat janë të orientuara edhe nga garda bazuar në sigurinë që kryeministri duhet të ketë”, u përgjigj ajo.
Lajme të Sugjeruara
Dosja “Sterilizimi”, Beqaj paraqitet në gjykatë për seancën e radhës
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj këtë të premte është paraqitur në ambientet e SPAK ku do të marrë pjesë në gjykatë për seancën e radhës...
Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje, arrestohet 33-vjeçari në Ndroq
Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Ndroq, gjatë një operacioni të zhvilluar nga FAST Albania në bashkëpunim me...
Deputeti i PD, Luan Baçi person nën hetim nga SPAK
Deputeti i PD-së, Luan Baçi këtë të premte është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Baçi u...
- 11:05 Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj hodhi akuza për trafik armësh, reagon për herë të parë qeveria e kryeministrit Rama
- 11:05 Dosja “Sterilizimi”, Beqaj paraqitet në gjykatë për seancën e radhës
- 10:54 Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje, arrestohet 33-vjeçari në Ndroq
- 10:54 Deputeti i PD, Luan Baçi person nën hetim nga SPAK
- 10:45 Betohet Klodiana Spahiu si Ministre e re e Shëndetësisë
- 10:39 Berisha me krerët e Drejtësisë amerikane, Todd Blanche dhe Stanley Woodward