Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Karakaçi zbulon tri projektet 110 milionë euroshe për energjinë elektrike, përgjigjet dhe për zhvendosjen e mbikalimeve në autostradë

Shkruar nga Newsbomb
Karakaçi zbulon tri projektet 110 milionë euroshe për
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi

Në fjalën e mbajtur sot para mediave në lidhje me vendimet e marra në mbledhjen e fundit të qeverisë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi zbuloi miratimin e marrëveshjeve për 3 projekte shumë të rëndësishme.

Karakaçi bëri me dije se marrëveshja e parë ka të bëjnë me me rehabilitimin e konvikteve të studentëve, për t’i ofruar kësaj kategorie një shërbim më të mirë në lidhje me furnizimin me energji elektrike.  Programi i dytë bëhet fjalë për rehabilitimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës që është një vepër e rëndësishme. Programi i tretë që përfiton nga ky financim prej 110 milionë eurosh, është digjitalizimi i sistemeve të operatorëve të transmetimit, që do  të bëjnë të mundur menaxhimin e flukseve në sistemet e IT dhe digjitalizim.

"Kemi miratuar sot 3 marrëveshje për tre projekte shumë të rëndësishme që lidhet me rehabilitimin e konvikteve të studentëve. Programi i dytë bëhet fjalë për rehabilitimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës që është një vepër e rëndësishme. Programi i tretë që përfiton nga ky financim prej 110 milionë eurosh, është digjitalizimi i sistemeve të operatorëve të transmetimit, që do  të bëjnë të mundur menaxhimin e flukseve në sistemet e IT dhe digjitalizim" tha Karakaçi.

Në fjalën e tij të mbajtur ditën e sotme, Karakaçi u pyet dhe në lidhje me mbikalimet e zhvendosura në autostradë.

Në lidhje me këtë situatë ministri tha se punimet për zgjerimin e autostradës po vijojnë intensivisht ndërsa bëri me dije se më shumë detaje për këtë dhe për prodhimin e energjisë nga TEC-et e krijuara në vend, do t’i japë në seancën e radhës plenare, që përkon me datën 17 shtator.

Pjesë nga konferenca:

Enea Karakaçi: Kemi miratuar sot 3 marrëveshje për tre projekte shumë të rëndësishme që lidhet me rehabilitimin e konvikteve të studentëve. Programi i dytë bëhet fjalë për rehabilitimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës që është një vepër e rëndësishme. Programi i tretë që përfiton nga ky financim prej 110 milionë eurosh, është digjitalizimi i sistemeve të operatorëve të transmetimit, që do  të bëjnë të mundur menaxhimin e flukseve në sistemet e IT dhe digjitalizim. 

Pyetje: Heqja e mbikalimeve në Qafë-Kashar, protesta e banorëve të zonës. A ka një datë se kur do të rikthehen këto mbikalime pasi një pjesë e nxënësve shkojnë dhe në shkollë këtu?

Karakaçi: Shqetësimi është i drejtë, ishte e nevojshme. që mbikalimi të lëvizte për shkak të zgjerimit të autostradës. procedura është gati dhe është shpallur. Tani e kam të pamundur të jap një datë por secili nga ju e ka të thjeshtë sepse ndodhet në dokumente se sa është koha e përcaktuar për projektet.

Pyetje: Tenderi 20 milionë euro për mirëmbajtjen e TEC-eve? Sa energji kanë prodhuar deri tani?

Karakaçi: Licenca ishte e dhënë për një afat dy vjeçare aq sa ishte dhe qiraja përkatëse. Ato vepra energjetike janë në punë, shërbejnë për operatorët e sistemit të transmetimit, në momenti  kur nuk ka energjitë mjaftueshme. Ka një kapacitet 100 mega.

Shifrën zyrtare normal që kam por e kam të pamundur se sa energji ka prodhuar. Por në vijim do të jap detaje. E kam të pamundur të shpjegoj se sa energji ka prodhuar hidrocentrali i Fierzës apo e Vaut të Dejës. Javës tjetër në seancën e radhës do u jap një përgjigje në lidhje me këtë.

Pyetje: Kërkesat me kërkesa më të larta për të përfituar më së shumti në energjinë elektrike?

Karakaçi: Jemi duke provuar një program më agresiv për në 2027 për të kapur një numër më të madh. Jemi duke bërë ligjin e eficencës së energjisë që parashikon dhe fondet që do të japin mbështetje për qytetarët dhe bizneset.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese