Armë, fishekë luftarakë dhe 20 mijë euro! Arrestohet në Krujë 40-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë

11 Shtator 2026 | 11:24

Një 40-veçar është vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi në hotelin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan 1 pistoletë, 1 krehër me 20 fishekë luftarakë, 1 jelek antiplumb dhe 20 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtari të kundërligjshme. Ai u identifikua si Adrian Gjebeshi dhe rezulton me precedent të mëparshëm penalë.

“Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”. Gjenden në hotelin në pronësi të një shtetasi, armë zjarri, municion, jelek antiplumb dhe 20 000 euro me burime të dyshimta.

Arrestohet 40-vjeçari me precedent të mëparshëm penal. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të intensifikuara ndaj shtetasve me precedentë kriminalë, të cilët përbëjnë rrezik për përfshirje në vijim në ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSh, finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”.

Në kuadër të operacionit u kryen kontrolle në subjektin (hotel) në Krujë, në pronësi të shtetasit A. Gj., 40 vjeç, me precedent të mëparshëm penal.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), 1 krehër me 20 fishekë luftarakë, 1 jelek antiplumb dhe 20 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtari të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin u kryen arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit dhe sekuestrimi i sendeve të kundërligjshme që posedonte ai. Hetimi vijon për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili mbi akuzat për automjetin e ri të kryeministrit: Është me qira dhe paguhet nga buxheti i PS

Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili këtë të premte pas mbledhjes së qeverisë ka folur edhe lidhur me akuzat për automjetin e ri të...
11:11 | 11/09/2026

Dosja “Sterilizimi”, Beqaj paraqitet në gjykatë për seancën e radhës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj këtë të premte është paraqitur në ambientet e SPAK ku do të marrë pjesë në gjykatë për seancën e radhës...
11:05 | 11/09/2026

Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje, arrestohet 33-vjeçari në Ndroq

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Ndroq, gjatë një operacioni të zhvilluar nga FAST Albania në bashkëpunim me...
10:54 | 11/09/2026