Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojnë pagat për GJKKO
Gjykata Administrative ka pranuar kërkesën për marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke urdhëruar Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit Tiranë të mos pengojnë apo pezullojnë procesimin në sistemin e Thesarit të urdhër-shpenzimeve dhe listëpagesave të paraqitura nga GJKKO.
Sipas vendimit, masa e sigurimit ndalon efektet e veprimit administrativ të Ministrisë së Financave, si dhe veprimet pasuese të strukturave të Thesarit që kanë sjellë mosprocedimin, pezullimin apo pengimin e urdhër-shpenzimeve dhe listëpagesave.
Gjykata urdhëron që, gjatë kohëzgjatjes së masës së sigurimit, Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit Tiranë të vijojnë procesimin e listëpagesave dhe urdhër-shpenzimeve të GJKKO-së.
Vendimi është i ekzekutueshëm menjëherë dhe, në rast mosekzekutimi, parashikon përgjegjësi për shërbimin përmbarimor gjyqësor shtetëror ose privat.
Kundër vendimit lejohet ankim i veçantë në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 5 ditëve nga njoftimi.
Armë, fishekë luftarakë dhe 20 mijë euro! Arrestohet në Krujë 40-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë
Ministrja Ismaili mbi akuzat për automjetin e ri të kryeministrit: Është me qira dhe paguhet nga buxheti i PS
Beqaj paraqitet në gjykatë, seanca për dosjen “Sterilizimi” nuk zhvillohet për shkak të bojkotit të avokatëve
- 11:40 UEFA Nations League/ Ndeshja Finlandë-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki
- 11:33 Ndarja nga jeta e këngëtarit Mazonakis, shkaku i vdekjes mbetet i papërcaktuar pas autopsisë
- 11:24 Armë, fishekë luftarakë dhe 20 mijë euro! Arrestohet në Krujë 40-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë
- 11:11 Ministrja Ismaili mbi akuzat për automjetin e ri të kryeministrit: Është me qira dhe paguhet nga buxheti i PS
- 11:05 Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj hodhi akuza për trafik armësh, reagon për herë të parë qeveria e kryeministrit Rama
- 11:05 Beqaj paraqitet në gjykatë, seanca për dosjen “Sterilizimi” nuk zhvillohet për shkak të bojkotit të avokatëve