“Prania Besnike” e prezantuar pak kohë më parë nga kryeministri Edi Rama, tashmë do të vihet në praktikë, me një sesion të përjavshëm takimesh mes deputetëve të qarqeve dhe qyteteve. Risia e kësaj platforme është që do të zhvillohet edhe me pjesëmarrjen e ministrave.
Duke filluar nga sot në orën 17:00, e çdo të premte në të njëjtën orë, ashtu si edhe ka lajmëruar Rama, do të synohet të forcohet komunikimi i drejtëpërdrejtë dhe prania e përfaqësuesve në terren.
Rama sqaron se këto takime do të zhvillohen pa kamera apo fotografi, pa fjalime apo kundërshtime por vetëm me dëgjesat e e përfaqësuesve karshi qytetarëve.
“Çdo të premte në të njëjtën orë, pa kamera, pa fotografi të pjesëmarrësve, pa fjalime dhe as kundërshtime, po vetëm me veshët hapur e me laps e letër për të shënuar çdo ankesë, kërkesë, shqetësim, ide apo propozim”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
