"Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar / Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr."
Me këto vargje madhështore i drejtohej Naim Frashëri mëmëdheut, por më shumë se 100 vite më pas, vendlindja e tij, fshati i vogël në jug të vendit, duke se është lënë në harresë nga shteti dhe autoritetet lokale.
Siç shihet nga këto pamje, fshati Frashër nuk ka akoma një rrugë, edhe përse një shekull më parë ka qenë një vatër e madhe atdhetare, pasi aty lindën ndër rilindasit më të shquar, vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.
Një javë më parë, në Frashër ishte dhe vetë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili mori pjesë në 245 vjetorin e Teqesë së Frashërit, një vend ku morën udhë mendja dhe zemra e tri figurave që i dhanë dritë e udhë kombit tonë: Abdylit, Naimit dhe Samiut.
Rruga e shkatërruar që duket më së shumti e ndërtuar me forca vullnetare, sepse në të paktën katër dekadat e fundit shteti nuk ka vënë dorë, mori vëmendjen e kreut të shtetit, i cili u la porosi autoriteteve vendore që të ndërhyjnë menjëherë.
Edhe banorët e Frashërit, kanë apeluar prej vitesh që shteti dhe qeveria qendrore në Tiranë të kthejë sytë nga ky fshat, dhe të tjerë në zonën e Përmetit, të cilët kanë bërë histori, por në demokraci janë lënë në harresë.
