Shijak, kapet 19-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë të tre personave
Finalizohet operacioni policor i koduar “Village”. I riu dyshohet se, në bashkëpunim me një tjetër person ende në kërkim, plagosi me mjete prerëse tre shtetas pas një konflikti për motive të dobëta.
Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë të tre personave është kapur nga Policia e Durrësit gjatë operacionit të koduar “Village”.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe Njësinë Operacionale të DVP Durrës, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e të riut, i cili fshihej në një fshat.
Në fshatin Pjezë, Shijak, shërbimet e Policisë kapën dhe ndaluan shtetasin L. C., 19 vjeç, banues në Shijak.
Sipas Policisë, i riu ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se, mbrëmjen e 26 korrikut 2026, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. H., i cili vijon të jetë në kërkim, kanë goditur me mjete prerëse tre shtetas.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më 4 gusht 2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për L. C. dhe M. H., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit M. H.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
TKEKS çel sezonin e ri artistik me premierën “Big baby”
Shiste në dyqan fishekzjarre dhe cigare të kontrabanduara, arrestohet 46-vjeçari në Durrës
Vrasja e Ylber Lulit në Shkodër, “arrest me burg” për Andri Vulajn
- 12:38 TKEKS çel sezonin e ri artistik me premierën “Big baby”
- 12:33 Shiste në dyqan fishekzjarre dhe cigare të kontrabanduara, arrestohet 46-vjeçari në Durrës
- 12:29 Karakaçi njofton tre marrëveshjet me qeverinë gjermane
- 12:12 Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërpritet seanca
- 12:02 Vrasja e Ylber Lulit në Shkodër, “arrest me burg” për Andri Vulajn
- 11:58 Projektligji “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare”, reagojnë organizatat e komunitetit të biznesit në Shqipëri