Dy orë pas ndërprerjes, Vetëvendosja thërret vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

11 Shtator 2026 | 13:18

Vetëvendosje ka thirrur për në orën 14:00 vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, më pak se dy orë pas ndërprerjes së saj.

Partia Demokratike e Kosovës nuk pritet të marrë pjesë në vazhdimin e seancës, ndërkohë që LDK-ja ka thënë se shkon sa herë që thirret. Konstitutimi i Kuvendit dështoi pasi që Vetëvendosje nuk e votoi kandidaturën e PDK-së për nënkryetare, Vlora Çitaku.

Partitë ndryshe nga seanca e kaluar që nuk ranë dakord se si të votohen nënkryetarët, në grup apo ndaras, këtë të premte votuan për votimin e nënkryetarëve veçmas me 71 vota pro. Propozimet për nënkryetar ishin: Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Emilja Rexhepi dhe Sllavko Simiç.

Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh nënkryetar me 100 vota pro ndërsa Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës mori vetëm 44 vota duke sjellë që ajo të mos zgjidhej nënkryetare.

PDK më pas u ftua që të bëjë propozim të ri për nënkryetar, por shumica e deputetëve dolën nga salla. Vetëm deputeti Mërgim Lushtaku mbeti në sallë. Pas largimit të deputetëve Haxhiu njoftoi ndërprerjen e seancës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërpritet seanca

Edhe seanca konstituive e kësaj të premte në Kuvendin e Kosovës ka dështuar teksa kryetarja Albulena Haxhiu njoftoi ndërprerjen e saj. Seanca nisi me një...
12:12 | 11/09/2026

Gazetari: Prokuroria në Hagë me 28 orë xhirime, mes tyre edhe takimet e Thaçit me gruan

Gazetari i Euronews në Prishtinë, Xhemajl Rexha, foli në një lidhje live me gazetaren Mirela Milori për zhvillimet në Hagë, ku Prokuroria pranë Dhomave të...
20:29 | 10/09/2026

Hamza takon ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-së: Bllokada e institucioneve duhet të marrë fund

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Siç...
19:20 | 10/09/2026