E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta e banorëve të Patos-Marinzës për qiratë, ultimatum Bankers: Nga nesër bllokojmë tokat!

Ilustrim · Vizion Plus

Prej disa protestash  banorët e zonës së Patos-Marinzës vijojnë  qëndresën duke këmbëngulur në zbatimin e kontratave të qirasë së tokës nga kompania Bankers deri në vitin 2029.

Sipas banorëve, kontratat parashikojnë një pagesë prej 4 milionë lekësh në vit për një dynym tokë, por pretendohet se kompania nuk po i zbaton detyrimet sipas marrëveshjeve.

Banorët kërkojnë që qiratë të vijojnë të paguhen sipas kontratës dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestës. Ata thonë se, nëse nuk marrin pagesën e qirasë, duke nisur nga nesër do të bllokojnë hyrjen e punonjësve në tokat që kanë dhënë me qira.

Një tjetër kërkesë e banorëve lidhet me vlerën e qirasë pas vitit 2029. Ata kërkojnë që pagesa të arrijë në 6 milionë lekë për dynym, ndërsa sipas tyre kompania ka propozuar uljen e saj në 2 milionë lekë.

Përplasja është përshkallëzuar edhe mbrëmjen e kaluar. Rreth 20 banorë u ngujuan në zyrat e kompanisë Bankers, ku qëndruan deri në orën 4 të mëngjesit.

Banorët dolën nga ambientet vetëm pasi iu komunikua se do të zhvilloheshin bisedime për kërkesat e tyre.

Protestuesit shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se, nëse nuk gjendet një zgjidhje, protesta do të vijojë me bllokimin e tokave të qiradhënësve.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh