E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja si paraqitet gjendja e tij

Ilustrim · Vizion Plus

Futbollisti Sorba Thomas është përfshirë në një aksident me makinë këtë të premte.  Aksidenti ndodhi  pranë qendrës stërvitore të Hull Siti.

Klubi anglez njoftoi se Thomas nuk ka asnjë dëmtim dhe është në gjendje të mirë.

“Hull Siti konfirmon me lehtësim se Sorba Thomas nuk ka pësuar lëndime pas një aksidenti rrugor pranë qendrës stërvitore të klubit në Cottingham.

Klubi është në dijeni të imazheve të makinës së Sorbës që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe mund t’i sigurojë tifozët se ai nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe ka dalë nga automjeti plotësisht i padëmtuar”, shkruan klubi anglez.

Kujtojmë se Thomas u transferua në ditën e fundit të merkatos. /vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh