Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Banorët e Patos-Marinzës ultimatum “Bankers”: Zbatoni kontratën deri në 2029, ndryshe do të bllokojmë hyrjen e punonjësve në tokat tona

Shkruar nga Newsbomb
Banorët e Patos-Marinzës ultimatum “Bankers”: Zbatoni
Banorët në protestë

Banorët e zonës së Patos-Marinzës nuk dorëzohen vijojnë prej disa ditësh protestën e tyre, duke kërkuar zbatimin e kontratave të qirasë së tokave nga kompania “Bankers” deri në vitin 2029.

Sipas banorëve, marrëveshjet ekzistuese parashikojnë një pagesë prej 4 milionë lekësh në vit për një dynym tokë. Ata pretendojnë se kompania nuk po i përmbush detyrimet e përcaktuara në kontratat në fuqi.

Protestuesit kërkojnë që pagesat e qirasë të vijojnë rregullisht sipas marrëveshjeve aktuale dhe kontratat të zbatohen deri në vitin 2029. Ndërkohë, një tjetër kërkesë e tyre është rritja e pagesës në 6 milionë lekë për dynym pas vitit 2029. Ata deklarojnë se kompania u ka propozuar uljen e pagesës së qirasë në 2 milionë lekë për dynym, propozim të cilin ata nuk e kanë pranuar.

Megjithatë situata u përshkallëzua mbrëmjen e djeshme, kur rreth 20 banorë u ngujuan brenda ambienteve të zyrave të kompanisë “Bankers”. Ata qëndruan aty deri rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa u larguan pasi iu komunikua se do të zhvillohen bisedime për adresimin e kërkesave të tyre.

Megjithatë, banorët shprehen se nuk do të tërhiqen nga protesta, duke paralajmëruar se nëse nuk marrin pagesën e qirasë sipas kontratave, duke nisur nga dita e nesërme do të bllokojnë hyrjen e punonjësve të kompanisë në tokat që kanë dhënë me qira.

Banorët e ngujuar

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese