Në trafikun e zakonshëm të Tiranës, mes borive dhe ndërrimit të stacioneve në radio, më tërhoqi vëmendjen një bisedë për një nga aplikacionet më të shkarkuara në Shqipëri.
Nuk ishte Instagram. As YouTube. Ishte një bankë.
Jet Bank, e lançuar vetëm në qershor, në tre muaj ka arritur të renditet mes 3 aplikacioneve më të shkarkuara në Shqipëri, pas ChatGPT.
Në radio po fliste Belma Lushi, Shefja e Retail e Jet Bank, e cila po shpjegonte pse shqiptarët duket se janë afruar kaq shpejt me një bankë të re dhe 100% digjitale.
Dhe përgjigjja ishte më e thjeshtë nga sa prisja: 0 lek.
0 lek mirëmbajtja e llogarisë.
0 lek mirëmbajtja e kartës virtuale.
0 komision për pagesat me kartë në Shqipëri.
0 komision nga Jet Bank për pagesat me kartë debiti jashtë vendit.
Madje edhe pesë tërheqjet e para në muaj në ATM brenda Shqipërisë janë pa komision.
Lushi e shpjegoi se një bankë:pa rrjete të rënda degësh dhe sportelesh, një bankë digjitale ka më pak kosto operative dhe mund të zgjedhë të mos ia kalojë një pjesë të tyre klientit.
Pra, ndoshta sekreti pas shkarkimeve nuk është vetëm fakti që banka ndodhet e gjitha në telefon.
Është edhe një ide shumë më e thjeshtë: një bankë që për shumë prej gjërave që bëjmë çdo ditë, na kushton më pak.
Lini një Përgjigje