Rregullorja censuruese e GJKKO-së shkon në Kushtetuese, gazetarët padi të hënën: Të pezullohet deri në marrjen e një vendimi

11 Shtator 2026, 14:12Sociale TEMA
Rregullorja censuruese e GJKKO-së shkon në Kushtetuese, gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do t’i drejtohet të hënën Gjykatës Kushtetuese kundër rregullores së Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që prek mediat dhe gazetarët.

Sipas njoftimit të AGSH-së, në orën 10:00 do të depozitohet kërkesa për pezullimin e rregullores dhe më pas për shpalljen e saj antikushtetuese.

Pas depozitimit të kërkesës, Asociacioni do të mbajë edhe një deklaratë për mediat pranë Gjykatës Kushtetuese.

Deklarata plotë e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë

Të hënën në orën 10:00 Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të pezulluar e më pas shpalljen antikushtetuese të rregullores së Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sa i përket pjesës së mediave dhe gazetarëve. AGSH do të mbajë edhe një deklaratë për media pranë Gjykatës Kushtetuese në atë orë.
Faleminderit

Lini një Përgjigje