• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kroacia bllokon specat shqiptarë/ Asgjësohen 12 tonë me pesticide, çmimi në Myzeqe bie nga 95 në 35 lekë

by Bota Bota
September 11, 2026
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
Kroacia bllokon specat shqiptarë/ Asgjësohen 12 tonë me pesticide, çmimi në Myzeqe bie nga 95 në 35 lekë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kroacia, për 72 orë, ka asgjësuar ngarkesën e tretë me speca nga Shqipëria, për shkak të pranisë së lartë të pesticideve.

Këtë herë, sasia e produktit të eliminuar shkon në 12 tonë e 320 kg.

Në njoftimin e sistemit RASFF cilësohet se specat, të prodhuar në Poshnje të Beratit, janë spërkatur me dy lloje kimikatesh, acetamiprid dhe flonicamid, preparate bujqësore që shërbejnë për eliminimin e insekteve, si krahëbardha, e cila dëmton bimën.

Edhe pse këto dy lloje preparatesh bujqësore janë pjesë e PMB-ve, edhe kësaj here fermeri ka abuzuar me sasinë e pesticideve.

Alertin për praninë e këtyre pesticideve në produktet bujqësore e japin gjithmonë shtetet pritëse të prodhimeve shqiptare, ndërkohë që prodhimi i tyre duhet të ndalet që në fushë nga Ministria e Bujqësisë.

“Fare pak kontrolle të zakonshme rutinë ushtrohen në fushë. Mjafton të ndërhyhet vetëm kur plasin skandalet në media apo kur ndonjë biznes kryen vetëkontroll. Duhet që strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Bujqësisë, në planin e tyre vjetor, të planifikojnë kontrolle të zakonshme, kontrolle të rëndomta direkte te prodhuesi, dhe të mos presin që të plasë skandali, sepse më pas situata është e parikuperueshme”, u shpreh eksperti i Bujqësisë, Ndoc Fasllia.

Gabimi i një fermeri që prodhon speca me pesticide, në terren po dëmton edhe ata fermerë që prodhojnë me cilësi, pasi çmimi i këtij produkti ka pësuar rënie prej 30 lekësh.

“Për një tregtar, kthimi i një ose dy kamionëve nuk përbën ndonjë problem të madh, por efekti i problemit shkon te 1000–2000 fermerët e Myzeqesë. Do të thotë se çmimi i shitjes, nga 95 lekë që ishte para një jave, sot ka rënë në 35 lekë. Ata po shesin nën kosto”, tha Fasllia.

Lajme të tilla rrezikojnë të tkurrin hartën e tregjeve europiane që zgjedhin të konsumojnë prodhime shqiptare. Prandaj, eksportuesit shqiptarë duhet ta analizojnë gjithmonë ngarkesën para se ajo të marrë rrugën për të kaluar doganën.

“Përgjegjësia kryesore bie mbi fermerin që prodhon me standard të dobët, por edhe mbi grumbulluesin. Çfarë i kushton atij grumbulluesi të bëjë një analizë në laboratorët e akredituar dhe të nxjerrë një rezultat të saktë para se të eksportojë dhe të prishet imazhi i shumë prodhuesve vendas?”, u shpreh eksperti.

Rezultatet e analizave për specat shqiptarë kanë shtyrë Kroacinë të marrë vendim që asnjë prodhim nga tokat tona të mos kalojë kufirin pa iu nënshtruar më parë testeve laboratorike.

 

Tags: speca
Previous Post

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Kroacia bllokon specat shqiptarë/ Asgjësohen 12 tonë me pesticide, çmimi në Myzeqe bie nga 95 në 35 lekë

Kroacia bllokon specat shqiptarë/ Asgjësohen 12 tonë me pesticide, çmimi në Myzeqe bie nga 95 në 35 lekë

September 11, 2026
Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

September 11, 2026
Klodiana Spahiu konfirmon se do të firmosë ligjin që i jep mikut të Ronit tenderat e shëndetësisë

Klodiana Spahiu konfirmon se do të firmosë ligjin që i jep mikut të Ronit tenderat e shëndetësisë

September 11, 2026
“Tare dhe Abazi nuk ranë dakord për çmimin e vilës”, avokati Dervishi sqaron ‘e-mailin’ në  ‘Shqipëria Live’: Pronësinë e kemi të konfirmuar, por…

“Tare dhe Abazi nuk ranë dakord për çmimin e vilës”, avokati Dervishi sqaron ‘e-mailin’ në ‘Shqipëria Live’: Pronësinë e kemi të konfirmuar, por…

September 11, 2026
Tiranë/ Përshtatën apartamentin për pros*itucion, arrestohen tre vajza të huaja dhe një shqiptar

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për pros*itucion, arrestohen tre vajza të huaja dhe një shqiptar

September 11, 2026
Fundjava me shi e shtrëngata/ Ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Fundjava me shi e shtrëngata/ Ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Armë biologjike, dronë dhe bomba bërthamore/ Skenarët e errët të një IA jashtë kontrollit

Armë biologjike, dronë dhe bomba bërthamore/ Skenarët e errët të një IA jashtë kontrollit

September 11, 2026
Plagosi me thikë tre persona pas sherrit, arrestohet 19-vjeçari në Shijak

Plagosi me thikë tre persona pas sherrit, arrestohet 19-vjeçari në Shijak

September 11, 2026
“Pse më sheh?”/ Arrest me burg për Andri Vulajn, zbardhet konflikti që përfundoi me vrasjen në Shkodër

“Pse më sheh?”/ Arrest me burg për Andri Vulajn, zbardhet konflikti që përfundoi me vrasjen në Shkodër

September 11, 2026
Thellohet skandali/ Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar

Thellohet skandali/ Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar

September 11, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zjarr masiv në Fier/ Flakët përpijnë me shpejtësi pyllin e Çërrilës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL