OTP Bank Albania zgjeron rrjetin e degëve në Tiranë me hapjen e një dege moderne në Rrugën e Kosovarëve

11 Shtator 2026, 16:19Ekonomia TEMA

Vetëm pak muaj nga hapja e degës së saj më të re në qendër të kryeqytetit, OTP Bank Albania vijon një tjetër hap të rritjes dhe progresit, duke inauguruar degën e saj më të re të shërbimit në një tjetër zonë strategjike, në rrugën e Kosovarëve. Tashmë banorët dhe bizneset e kësaj zone do të ketë më pranë shërbimin ndaj klientit, ku bie në sy mjedisi me një interier sipas standardit më të fundit të Grupit OTP.

Me një proces transformimi tashmë të formësuar dhe prezent kudo, edhe kjo degë e re e pasqyron këtë qasje moderne në shërbimin bankar - ku degët nuk konceptohen më thjesht si pika shërbimi, por si hapësira profesionale, harmonike dhe mikpritëse me në qendër ndërveprimin dhe përvojën e klientit. Me fokus tek cilësia, komoditeti, hapësira personale dhe thjeshtësia, OTP Bank Albania i qëndron besnike investimit në një model që ndërthur praninë fizike me standardet më të mira si: shërbimi, organizimi dhe keshillimi.

Gjatë eventit të inaugurimit, z. Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania, theksoi:

"Banka OTP do ofrojë shërbim në të dy mënyrat, atë digjitale përmes shumë shërbimeve të shpejta, miqësore dhe të sigurta, por edhe me këshillim profesional për çdo projekt të klientëve tanë dhe atyre potencialë. Banka është në zgjerim dhe ambicia jonë e mbështetur qartazi nga Grupi OTP, është që gradualisht përmes punës dhe investimeve të jemi bankë lider në treg dhe mbi të gjitha në cilësi shërbimi. Lajmi që Grupi OTP është renditur në vendin e parë në Evropë dhe i 10-ti në botë nga Revista Forbes për vizionin, arritjet dhe cilësinë në aktivitetin e tij, na rrit besimin për të ardhmen."

Hapja e kësaj dege përkon me degën e 50-të, e cila i shtohet degëve të tjera, pjesë e një rrjeti me shtrirje të gjerë në gjithë Shqipërinë, - ndërsa OTP Bank Albania vijon të mbetet e angazhuar në modernizimin e infrastrukturës së saj IT dhe asaj digjitale, përfshirë sistemin e mobile banking dhe pagesave, duke u pozicionuar në pararojë të inovacionit digjital.

OTP Bank Albania zgjeron rrjetin e degëve në Tiranë me hapjen e

 

Lini një Përgjigje