Kurti: Çitaku votoi gjithnjë kundër propozimeve të LVV-së, duam emër tjetër për nënkryetar Kuvendi

11 Shtator 2026 | 16:57

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pret ta takojë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.

Ky takim vjen me synimin për të kuptuar se cilin deputet të partisë së këtij të fundit do ta votojë LVV-ja për nënkryetar të Kuvendit, meqë paraprakisht zgjedhja iu pamundësua Vlora Çitakut, për çfarë PDK e braktisi seancën.

“Ju e dini që vitin e kaluar Çitaku pat kërkuar që Albulena Haxhiu të tërhiqet, sivjet që Feride Rushiti të tërhiqet, pardje e bojkotoi votimin e Haxhiut për kryetare të kuvendit dhe njëkohësisht ka paralajmëruar bojkotin edhe për presidentin. Kjo është që ne medoemos një deputet të PDK do ta votojmë për nënkryetar, dhe të LDK-së, mirëpo ju I dini aktgjykimet, nuk është e thënë që të jetë emri unik. Uroj që të jenë konstruktiv siç kemi qenë ne vitin e jaluar. Në një takim timin me Hamzën do ta sqaronim se cili deputet do të mund të votohej”, tha Kurti.

Kurti, tha se ky takim është në interesin e Hamzës, meqë sipas tij, është PDK-ja ajo që ka nevojë për votat e LVV-së për zgjedhjen e kandidatit të saj nënkryetar kuvendi, derisa partisë se tij edhe vota kundër i kryen punë për zgjedhjen e presidentit.

“Besoj që PDK-ja nuk është dashur ta braktis procesin e konstituimit të Kuvendit, shpresoj që të vjen të dielën, në mënyrë që të bëjmë edhe këtë katër nënkryetarët e tjerë dhe të procedojmë me qeveri e zgjedhje të presidentit. Ritheksoj se duhet të evitojmë zgjedhjet e reja, që janë të panevojshme, të përsëritura e të kushtueshme dhe për këtë ma nevojitet marrëveshja politike. Më vjen keq që kryetari i PDK nuk është përgjigjur për takim, këtë e ka bërë publikisht, por unë mendoj që kemi nevojë për takim. PDK për ta zgjedhur nënkryetarin i nevojiten votat e VV. VV-së për të zgjedhur presidentin i nevojitet mungesa e bojkotit apo madje edhe vota kundër e PDK. Atyre ju nevojitet vota jonë për, neve na kryen punë edhe ajo kundër”, ta Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy orë pas ndërprerjes, Vetëvendosja thërret vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Vetëvendosje ka thirrur për në orën 14:00 vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, më pak se dy orë pas ndërprerjes së saj. Partia...
13:18 | 11/09/2026

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërpritet seanca

Edhe seanca konstituive e kësaj të premte në Kuvendin e Kosovës ka dështuar teksa kryetarja Albulena Haxhiu njoftoi ndërprerjen e saj. Seanca nisi me një...
12:12 | 11/09/2026

Gazetari: Prokuroria në Hagë me 28 orë xhirime, mes tyre edhe takimet e Thaçit me gruan

Gazetari i Euronews në Prishtinë, Xhemajl Rexha, foli në një lidhje live me gazetaren Mirela Milori për zhvillimet në Hagë, ku Prokuroria pranë Dhomave të...
20:29 | 10/09/2026