• Kontakt
Friday, September 11, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: KAYO, hallka e radhës e sistemit të korrupsionit; nesër do të jetë shëndetësia

17:11 : 11/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me kompaninë shtetërore KAYO dhe mënyrën e funksionimit të saj.

Tabaku e cilësoi KAYO-n si “kumbarën e radhës të korrupsionit”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, por për vazhdimin e një modeli të nisur me inceneratorët, Korporatën e Investimeve, “rrugët e florinjta” dhe AKSHI-n.

Sipas deputetes demokrate, ky model dëshmon kapjen e shtetit dhe krijimin e një sistemi të mbyllur, i cili dëmton njëkohësisht ekonominë e lirë dhe demokracinë.

“Jashtë kontrollit të KLSH-së, por brenda kontrollit kryeministror. Jashtë garës së ekonomisë, por brenda tarafit të kryeministrit. Jashtë çdo transparence, por brenda rregullave që ka vendosur sistemi socialist”, u shpreh Tabaku.

Lexo edhe:

Klodiana Spahiu konfirmon se do të firmosë ligjin që i jep mikut të Ronit tenderat e shëndetësisë

Komision Hetimor për kompaninë KAYO, zbardhet kërkesa e PD-së

Ajo deklaroi se KAYO ka krijuar katër kompani që, sipas saj, ndodhen jashtë kontrollit dhe auditimit të zakonshëm shtetëror, ndërsa raportojnë vetëm te kryeministri.

Tabaku i krahasoi këto struktura me “ishuj paligjshmërie” dhe “dhoma të errëta”, ku mungon transparenca për përdorimin e parave publike.

“Këto struktura marrin çdo muaj miliona euro nga buxheti, por qytetarët nuk dinë si shpenzohen dhe ku përfundojnë këto para”, deklaroi ajo, duke rikujtuar rastet e inceneratorëve, AKSHI-t dhe sektorit të shëndetësisë.

Në përfundim, Tabaku paralajmëroi se zgjerimi i këtij modeli rrezikon sektorë të tjerë jetikë të vendit.

“Sot është KAYO, nesër do të jetë shëndetësia. Ta harrojmë se mund të kemi demokraci funksionale nëse nuk kemi ekonomi të lirë”, përfundoi deputetja e PD-së.

Deklarata e plotë:

KAYO është kumbara e fundit e kësaj qeverie. Në fakt, ky model ka nisur herët: me inceneratorët, Korporatën e Investimeve, rrugët, AKSHI-n dhe tani me KAYO-n.

KAYO ka krijuar katër kompani që janë jashtë çdo kontrolli shtetëror dhe auditimi, duke mos i dhënë llogari askujt tjetër përveç kryeministrit.

Jashtë kontrollit të KLSH-së, por brenda kontrollit kryeministror.

Jashtë garës së ekonomisë, por brenda tarafit të kryeministrit.

Jashtë çdo transparence, por brenda rregullave që ka vendosur sistemi socialist.

KAYO është një tjetër shembull i ishujve të paligjshmërisë që ka krijuar qeveria shqiptare; i dhomave dhe zonave të errëta, ku askush nuk merr vesh se çfarë ndodh.

Këto struktura marrin çdo muaj miliona euro nga buxheti. Nuk dihet se si shpenzohen këto para dhe nuk raportohet askund se ku kanë përfunduar. Por, në fund, ato shkojnë në xhepat e miqve të qeverisë.

Ashtu siç dje shkonin në xhepat e pronarëve të inceneratorëve apo të njerëzve të lidhur me aferat e AKSHI-t dhe të shëndetësisë.

Pikërisht ky sistem i kapjes së shtetit, i mungesës së prokurimeve dhe i eliminimit të konkurrencës së lirë është vrastar për ekonominë dhe demokracinë.

Ta harrojmë se mund të kemi demokraci funksionale kur nuk kemi ekonomi të lirë.

Etiketa: Edi RamaJorida TabakuKayo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Klodiana Spahiu konfirmon se do të firmosë ligjin që i jep mikut të Ronit tenderat e shëndetësisë

15:31 : 11/09/2026
AKTUALITET

Komision Hetimor për kompaninë KAYO, zbardhet kërkesa e PD-së

15:10 : 11/09/2026
AKTUALITET

Bardhi: SPAK të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:13 : 11/09/2026
Foto e gjeneruar me AI
AKTUALITET

I atyre…, sinqerisht, Besforti i Ramës!

13:36 : 11/09/2026
AKTUALITET

Rama me makinë të re, PS-ja me faturë/ Ministrja: Është marrë me qira për sigurinë e Kryeministrit

11:41 : 11/09/2026
AKTUALITET

Ndryshimet në Qeveri/ Rama “shkrin” Çështjet Vendore me Ministrinë e Brendshme

10:50 : 11/09/2026

TË GJITHA

Tabaku: KAYO, hallka e radhës e sistemit të korrupsionit; nesër do të jetë shëndetësia

17:11 : 11/09/2026

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

17:02 : 11/09/2026

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

16:58 : 11/09/2026

Vilat në Dhërmi dhe Palasë/ Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Ballukut

16:42 : 11/09/2026

Nga president në kandidat për kryeministër, Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen

16:31 : 11/09/2026

Rifillon seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, opozita bojkoton

16:21 : 11/09/2026

Bota kërcënohet nga terrorizmi/ Kreu i Inteligjencës britanike: Mund të goditemi si 11 shtatori

16:11 : 11/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com