Nga Roma në Butrint, Dea rikthehet aty ku u zbulua

11 Shtator 2026 | 17:34

Statuja e Deas është rikthyer në Butrint, në vendin ku u zbulua, pas një rrugëtimi që e çoi fillimisht në Romë dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Rikthimi i një prej veprave më të çmuara të trashëgimisë arkeologjike shqiptare i jep një tjetër dimension rrëfimit historik dhe kulturor të qytetit antik.

“Pas një rrugëtimi nga qyteti antik drejt Romës dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, një prej veprave më të çmuara të trashëgimisë sonë arkeologjike rikthehet në vendin ku u zbulua. Rikthimi i Deas pasuron rrëfimin e Butrintit dhe u mundëson vizitorëve të shohin nga afër një dëshmi të jashtëzakonshme të historisë, artit dhe trashëgimisë sonë të përbashkët europiane.

Me mbi 200 mijë vizitorë këtë vit, Butrinti po forcon rolin e tij si një prej destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri, një vend ku trashëgimia nuk mbetet vetëm dëshmi e së shkuarës, por krijon dije, mundësi dhe zhvillim për të ardhmen.

Falënderoj gjithë ekipin që punoi për këtë rimuzeim të Deas në Butrint, pa harruar të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për AADF, duke garantuar mbështetjen tonë për modele suksesi si ky që kemi tashmë të prekshëm përmes Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, u shpreh Gonxhe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

“NAZA”, dokumentari i ri nga regjisorët e “No Other Land”, Yuval Abraham dhe Rachel Szor, fitoi një rekord prej 24.5 minutash duartrokitjesh në këmbë pas...
17:04 | 11/09/2026

TKEKS çel sezonin e ri artistik me premierën “Big baby”

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çel sezonin e ri artistik me premierën e shfaqjes “BIG BABY”, një vepër e autorit Frank Moher, e cila vjen...
12:38 | 11/09/2026

Si po ndryshon ‘Kultura e Masës”. Të rinjtë larg Hollywood-it, drejt krijuesve online në Yotube dhe Tik Tok

Interneti dhe rrjetet sociale po ndryshojnë mënyrën se si krijohet kultura masive, ndërsa të rinjtë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt krijuesve të përmbajtjes...
03:49 | 11/09/2026