E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Nuk është konstituar as këtë të premte kuvendi i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës nuk kanë gjetur dakordësi për t’i votuar në pako të gjithë nënkryetarët.

Pas një debati në seancën konstituive, me 71 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim u vendos që nënkryetarët të votohen veç e veç.

Kjo u propozua nga kryetarja e legjislativit, Albulena Haxhiu.

Mirëpo ndryshimin e formës së votimit për nënkryetarët e kundërshtoi deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, me argumentin se LVV dëshiron bllokimin e vendit.

“Aktgjykimi thotë që duhet të respektohet praktika e deritanishme parlamentare. Praktika e deritanishme parlamentare ka qenë në pako. Në këtë Kuvend në legjislaturën e kaluar LVV-ja ka kërkuar që të votohet në pako e kemi kthyer nga ndarë në pako.

Tash po tentoni me ndërru prapë për me u ndërru kërkohet konsensus i krejt partive jo me votë por me konsensus. Konsensus s’ka prandaj s’kemi pse i ndajmë nëse ju nuk garantoni konstituimin e Kuvendit.

Nëse ju dilni në foltore dhe thoni që garantoni konstituimin e Kuvendit, PDK-ja voton në çdo formë. Nëse po dëshironi me ndryshu formën si mjet bllokadë ne nuk e pranojmë nëse po doni me konstituu Kuvendin dilni dhe thoni që votoni”, tha Gruda.

Seanca u ndërpre pas largimit nga salla të PDK, mqs kandidatja e tyre për nenkryetar Vlora Çitaku mori vetëm 44 vota.

Si akt i fundit, PDK tha se nuk do të marrë më pjesë në seancë dhe se lënda tani do ti dorëzohet gjykatës kushtetuese.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video