Lajmi i fundit

LIVE/ 104 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Elektricisti humb jetën në Patos, dyshohet se u godit nga shtylla elektrike

Elektricisti humb jetën në Patos, dyshohet se u godit nga shtylla elektrike

18:40, 11/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës.

Paraprakisht dyshohet se Ermal Debrova ishte duke montuar një shtyllë elektrike, kur ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Patos/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në fshatin Margëlliç, Patos, është gjetur pa shenja jete, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar, shtetasi E. D., 46 vjeç, banues në Elbasan, elektricist.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco