Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Fitorja spektakolare e ekipit shqiptar në Kupë, Taulant Xhaka me mesazhin emocionues: Luftuat deri në sekondën e fundit, për momente të tilla...

Shkruar nga Newsbomb
Fitorja spektakolare e ekipit shqiptar në Kupë, Taulant Xhaka me
FC Dardania Basel

Pas tërheqjes nga futbolli, Taulant Xhaka ka marrë përgjegjësi të reja në kapitullin e tij të ri si trajner. Pasi iu besua roli i trajnerit tek FC Dardania Basel, ekipi shqiotar që milition në ligën e katërt të Zvicrës, Xhaka duket se po “korr” frytet e para.

Fitorja 5-4 përballë FC Old Boys ishte një tjetër tregues se si kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë dhe se ka energjinë e duhur për të luftuar deri në fund për objektivin. Lidhur me këtë arritje të rëndësishme, ish-mesfushori i Kombëtares ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke treguar me krenari atë se çfarë arritën lojtarët në fushë.

“Luftuat deri në sekondën e fundit, nuk u dorëzuat kurrë dhe në fund u shpërblyet! Pikërisht për këto momente jetojmë dhe e duam këtë sport. Qoftë futboll amator apo profesionist - futbolli shkruan histori që nuk harrohen kurrë.  

Jam jashtëzakonisht krenar për ju, çuna! Këto emocione, ky bashkim, këto kujtime… do të mbeten përgjithmonë. Dhe askush nuk mund të na i marrë!”, shkruan mes të tjerash Xhaka.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese