Mbrojtja nga Rusia, BE i ofron 6 miliardë euro Ukrainës për sistemet “Patriot”

11 Shtator 2026 | 19:33

Bashkimi Evropian është bërë gati t’i ofrojë Ukrainës 6.1 miliardë euro asistencë, për ta ndihmuar në blerjen e pajisjeve ushtarake, kryesisht interceptuesve “Patriot”, të cilët i nevojiten për të rrëzuar raketat balistike ruse.

Financimi, i njoftuar këtë të premte, do të vijë nga huaja mbështetëse prej 90 miliardë eurosh e bllokut, e cila parashikon 28 miliardë për ndihmë ushtarake dhe 16 miliardë të tjera ndihmë për buxhetin brenda vitit.

Kriteret e huasë do të hiqen sa i takon prokurimit të sistemeve “Patriot”, të cilat prodhohen në Shtetet e Bashkuara dhe dronët, që varen nga pjesë përbërëse kineze.

Ndihma prej 6.1 miliardësh përbën lëvrimin e fundit në kuadër të paketës prej 28 miliardësh. Pagesat po bëhen në mënyrë graduale pasi Brukseli po kontrollon dhe verifikon kontratat që Kievi nënshkruan me kompanitë private. Deri tani janë transferuar 8.35 miliardë euro fonde për mbrojtjen.

“Ushtria ukrainase varet ndjeshëm nga pajisja me produkte kritike që kërkojnë sasi të veçanta brenda një kohe të shkurtër. Ndaj, ndihma e BE-së mbetet jetike”, ka deklaruar komisioneri evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius në një konferencë shtypi.

Lajmi vjen teksa aleatët po nxitojnë për ta furnizuar vendin e përfshirë nga lufta me sisteme mbrojtëse në një kohë kur Rusia po përshkallëzon fushatën e bombardimeve me dronë me motorë avionësh dhe kur po afron dimri, që pritet të jetë më i ashpri që nga fillimi i luftës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Holanda kërkon të vendoset një kufi moshe për përdorimin e rrjeteve sociale

Qeveria holandeze mbështet vendosjen e një kufiri të përbashkët evropian të moshës për fëmijët që përdorin mediat sociale dhe po bashkëpunon me Spanjën për një...
18:52 | 11/09/2026

11 shtatori, Trump në Pentagon: Nuk do ta harrojmë kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mori pjesë në ngjarjet përkujtimore për 25-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Pentagon. Donald Trump dhe Melania Trump dëgjuan leximin e emrave të...
18:03 | 11/09/2026

Izraeli vret komandantin e lartë të Hamasit në Gaza

Ushtria izraelite tha të premten se kishte vrarë një komandant të lartë të Hamasit në një sulm ajror në Gaza një ditë më parë, ndërsa vazhdoi fushatën...
17:54 | 11/09/2026