Mediu për 11 Shtatorin: Bota ndryshoi përgjithmonë, shqiptarët krenarë që qëndruan në krah të SHBA

Mediu për 11 Shtatorin: Bota ndryshoi përgjithmonë, shqiptarët krenarë që qëndruan në krah të SHBA

19:53, 11/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kujtuar viktimat dhe heronjtë e asaj dite.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mediu shprehet se 25 vite më parë bota ndryshoi përgjithmonë.

‘One nation under God! Never forget 9/11’, shkruan ai.

Mediu e cilëson 11 Shtatorin si një sulm terrorist jo vetëm ndaj SHBA-së, por ndaj të gjitha vendeve të lira.

Në mesazhin e tij, Mediu ka shprehur gjithashtu solidaritetin me familjarët e viktimave.

Mesazhi i kreut të PR, Fatmir Mediu:

25 vjet më parë, bota ndryshoi përgjithmonë.

‘One nation under God’! Never forget 9/11

11 Shtatori ishte një sulm terrorist jo vetëm mbi Amerikën, por për të gjitha vendet e lira.

Ajo ditë do të mbetet një ditë kujtese dhe reflektimi për miliona njerëz në botë.

Sot kujtojmë viktimat e pafajshme që humbën jetën nga terrorizmi, nderojmë heronjtë që sakrifikuan jetën e tyre dhe kujtojmë forcën, unitetin dhe kurajon që u shfaqën në një nga ditët më të errëta të historisë moderne.

Në këtë ditë, mendimet dhe respekti im shkojnë për të gjithë familjarët e viktimave. Shqiptarët janë krenar që kanë qëndruar në krah të SHBA-ve në betejën kundër terrorizmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco