Vuçiç: Do të jap dorëheqjen në shtator

11 Shtator 2026 | 20:11

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga posti në fund të shtatorit dhe do të marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare si qytetar i thjeshtë.

“Sapo të kthehem nga Nju Jorku, më 25 ose 26 shtator, do të jap dorëheqjen dhe do të bëj fushatë si qytetar privat”, deklaroi Vuçiç gjatë një konference për shtyp.

Presidenti serb theksoi se ligji nuk e detyron të largohet nga detyra përpara zgjedhjeve, por tha se kjo është zgjedhja e tij.

“Asnjë president nuk e ka bërë këtë më parë. Të gjithë bënë fushatë ndërsa shërbenin si president ose kryeministër, por unë nuk do ta bëj. Do ta kaloj muajin e fundit të fushatës si qytetar privat”, u shpreh ai.

Më 9 shtator, Vuçiç firmosi vendimet për shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare të Serbisë dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të planifikuara për 25 tetor.

Ndërkohë, kreu i Partisë Progresive Serbe në pushtet, Milos Vuçeviç, ka deklaruar më herët se Vuçiç do të kryesojë listën zgjedhore të partisë dhe do të jetë kandidati i saj për postin e kryeministrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Çitaku votoi gjithnjë kundër propozimeve të LVV-së, duam emër tjetër për nënkryetar Kuvendi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pret ta takojë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën. Ky takim vjen me synimin për të kuptuar...
16:57 | 11/09/2026

Dy orë pas ndërprerjes, Vetëvendosja thërret vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Vetëvendosje ka thirrur për në orën 14:00 vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, më pak se dy orë pas ndërprerjes së saj. Partia...
13:18 | 11/09/2026

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërpritet seanca

Edhe seanca konstituive e kësaj të premte në Kuvendin e Kosovës ka dështuar teksa kryetarja Albulena Haxhiu njoftoi ndërprerjen e saj. Seanca nisi me një...
12:12 | 11/09/2026