Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Të pështysh mbi varret e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë”, Edi Rama: Ideja se Sazani po bëhet enklavë e Izraelit është gënjeshtër diabolike për të nxitur urrejtje

Shkruar nga Newsbomb
“Të pështysh mbi varret e shqiptarëve që shpëtuan
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë një interviste për gazetaren Rudina Xhunga në DritareTV për projektin e ishullit të Sazanit dhe për narrativat që sipas tij janë krijuar se është një projekt izraelit.

Rama ka mohuar kategorikisht çdo lidhje të investimit me shtetin e Izraelit, duke e quajtur gënjeshtër idenë se Sazani po kthehet në enklavë izraelite.

"Çfarë lidhje kishte gjithë ky zhvillim ku me të drejtë një pjesë e njerëzve shqetësoheshin për flamingot, për biodiversitetin, çfarë lidhje kishte me marrëdhëniet me Izraelin? Ku hynte këtu Izraeli? Ideja që po vijnë izraelitët, po marrin Sazanin, një gënjeshtër", u shpreh Rama.

Kryeministri zbuloi se pas investimit nuk qëndron Izraeli, por dy vëllezër myslimanë sirianë, qytetarë të Katarit, dhe vetë Katari është pjesë integrale e investimit.

"Aktorë të dorës së parë janë dy vëllezër myslimanë sirianë, qytetarë të Katarit dhe ku Katari, një vend që nuk ka marrëdhënie me Izraelin, është pjesë integrale e investimit. Tani a mund të përfytyrohet që Katari mund të investojë fonde dhe mund të ketë përfshirje në një projekt që synon ta kthejë Zvërnecin në një enklavë të Izraelit apo që synon të marrë palestinezët nga andej t'i sjellë këtej? Kjo mund të përfytyrohet vetëm në fantazira absolutisht diabolike", tha ai.

Sipas Ramës, kjo narrativë është e qëllimshme dhe është krijuar nga "ushtarë të prodhuar në laboratorët e teknologjisë" për të nxitur përçarje fetare dhe etnike.

"Ne s'kemi asnjë dyshim fare. Ashtu siç nuk kemi dyshim që narrativa e përçarjes fetare dhe narrativa e përçarjes etnike, pra e kundërvendosjes së myslimanëve përmes disa figurash shumë të zymta kundër hebrenjve dhe patjetër edhe të përçarjes etnike në kuptimin shqiptar anti-izraelit. Duan të nxisin urrejtje, duan të nxisin përçarje. Kjo është diçka e tmerrshme për shkak se është të pështysh mbi varret e të gjithë atyre shqiptarëve myslimanë në radhë të parë dhe pastaj edhe të krishterë që e bënë Shqipërinë vendin që doli me nder nga Lufta e Dytë Botërore ku të gjithë dolën me kokën ulur në raport me hebrejtë dhe ku falë myslimanëve shqiptarë u shpëtuan të gjithë hebrejtë.", shtoi Rama.

Rama theksoi se marrëdhënia e Shqipërisë me Izraelin është po aq e rëndësishme sa ajo me vendet arabe.

"Mund të jesh komplet kundër politikës në Izrael, por politika në Izrael shkon e vjen. Marrëdhënia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë me Izraelin është po kaq e rëndësishme sa marrëdhënia me vendet arabe me të cilat ne kemi simetrikisht marrëdhënie vëllazërore dhe këto janë krijuar me shumë përpjekje dhe një vizion shumë të qartë strategjik." tha kryeministri.

Ai shtoi se projekti i Sazanit shpjegon gjithë filozofinë e turizmit dhe të zhvillimit të Shqipërisë, dhe se pyetjet legjitime për pronën, transparencën dhe mjedisin do të adresohen, por gënjeshtrat për Izraelin duhet të luftohen.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese