Lajmi i fundit

LIVE/ 104 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ Ceno: Berisha fitoi betejën morale, diaspora do të jetë investitori strategjik i qeverisë së PD

20:32, 11/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari Ndërkombëtar për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Enri Ceno, ka deklaruar se Sali Berisha ka fituar, sipas tij, ‘betejën morale’ pas zhvillimeve të fundit gjatë vizitës së delegacionit demokrat në Shtetet e Bashkuara.

I ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Ceno u shpreh se ka pasur shume takimet me zyrtarë të lartë amerikanë.

Sipas tij, Berisha u sanksionua ‘pa prova dhe fakte cilësuese’, ndërsa takimet e zhvilluara në SHBA, përfshirë ato me zyrtarë të lartë amerikanë, dëshmojnë një ndryshim të rëndësishëm në raportet me ish-kryeministrin shqiptar.

Sipas sekretarit ndërkombëtar të PD-së, diaspora shqiptare në SHBA përbën një potencial të madh njerëzor dhe financiar që duhet të përfshihet më shumë në jetën politike dhe ekonomike të Shqipërisë.

Ceno tha se gjatë vizitës janë zhvilluar takime me shqiptarë në New York, Connecticut, New Jersey dhe Texas, duke evidentuar, sipas tij, një interes të madh të diasporës për zhvillimet në Shqipëri.

‘Pra, në një farë mënyre, betejën e tij morale zoti Berisha pas 5 vitesh e fitoi. Nëpërmjet kësaj vizite tregohet qartë që nga institucionet amerikane është bërë një gabim, duke e sanksionuar atë në një periudhë politike ku doktori kishte bërë edhe një tërheqje nga aktiviteti i tij politik.

U sanksionua pa prova dhe fakte cilësuese dhe pas 5 vitesh sigurisht kjo vizitë tregon qartë që aspekti i sanksionimit nuk ekziston më, ka rënë edhe ligjërisht. Fakti që është takuar edhe me zyrtarët më të lartë të shtetit amerikan, duke përfshirë këtu ku prokurori i përgjithshëm është personi më i rëndësishëm që është takuar, pra ne kemi takuar mjaft kongresistë edhe senatorë përgjatë kësaj jave në Dallas.

Por unë e vazhdoj t'i jap një lloj fokusi dhe rëndësie të veçantë diasporës. Pra diaspora shqiptare, takimet që ne realizuam në New Jersey me diasporën e New York-ut, të Connecticut-it dhe New Jersey-t, dhe takimet që kemi realizuar këtu me diasporën e Texas-it, në Dallas, tregon qartë që ka një energji, që ka kapacitete njerëzore, që ka kapacitete financiare të cilat duhet të përfshihen brenda strukturës së Partisë Demokratike për t'i dhënë një energji të shtuar, për ta elektrizuar vetë këtë strukturë në mënyrë që kjo të kthehet në një energji të shtuar për t'u përballur në sfidat e ardhshme ku diaspora duhet të jetë e përfshirë.

E kam thënë më parë në televizionin tuaj që nëse për Edi Ramën dhe qeverinë e tij investitorët strategjikë janë pikërisht këta monopolistët e mëdhenj të Tiranës, për ne me ardhjen tonë në pushtet, do përfshihen në programin tonë, investitorët strategjikë për qeverinë e Partisë Demokratike do jenë pikërisht përfaqësuesit e diasporës që do t'i hapet rruga në mënyrë specifike për të ardhur, për të investuar, qoftë me kapacitete njerëzore, qoftë edhe me kapacitete financiare.

Interesi i diasporës është, çuditërisht është i madh në lidhje me vendin amë, pra me Shqipërinë. Ata janë mjaft të interesuar për gjithçka që ndodh atje, në aspektin politik po dhe në atë aspektin social. Sigurisht që për ta është shumë problematike fakti që Shqipëria po zbrazet nga shqiptarët.

Shqiptarët përgjatë kësaj qeverisje 13 vjeçare vazhdojnë të largohen në nivele të krahasueshme me Afganistanin apo me Sirinë, që janë në luftëra civile, ndërkohë që ne jemi në qendër të Evropës, ku kemi ndërmarrë hapa drejt integrimit në institucionet euroatlantike.

Që thënë kjo, ata e kanë të shtuar interesin në lidhje me çfarë ndodh në Shqipëri dhe madje duan të përfshihen në këtë proces. Dhe portat, rruga drejt Partisë Demokratike është e hapur për të gjithë këta.

Ka kapacitete të jashtëzakonshme të burimeve njerëzore por edhe të burimeve financiare. Sinkronizimi i të gjithë këtyre kapaciteteve do bëjë të mundur që Shqipëria edhe një herë të hapë portat që shqiptarët të rikthehen, të investojnë dhe të kenë një jetë më të mirë dhe dinjitoze në Shqipëri, pra në vendin e tyre.’, u shpreh Enri Ceno në intervistën e tij në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco