Tragjedi në SHBA, 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

11 Shtator 2026 | 21:04

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së, ku një 11-vjeçare është arrestuar nën akuzën për vrasjen e vëllait të saj 15-vjeçar, sipas policisë.

Incidenti ndodhi më 9 shtator në qytetin Edmond, rreth 15 milje në veri të qendrës së Oklahoma City. Departamenti i Policisë së Edmondit bëri të ditur se mori një telefonatë për të shtëna me armë në një zonë banimi, rreth orës 16:00.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti 15-vjeçarin të vdekur, pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Autoritetet nisën menjëherë hetimin për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.

Sipas policisë, pak para orës 01:00 të mëngjesit të ditës së 10 shtatorit, hetuesit arrestuan motrën 11-vjeçare të viktimës.

E mitura u dërgua në një qendër paraburgimi për të mitur dhe u akuzua për vrasje të shkallës së dytë.

Deri më 11 shtator, autoritetet nuk kishin publikuar detaje të tjera rreth incidentit, pasi çështja përfshin të mitur.

Motivi i të shtënave ndaj 15-vjeçarit nga motra e tij 11-vjeçare mbetet i panjohur. As policia dhe as Zyra e Prokurorit të Qarkut të Oklahomës nuk kanë dhënë informacion të mëtejshëm mbi rrethanat e tragjedisë.

Zyra e Prokurorit të Qarkut do të vendosë hapat e mëtejshëm në këtë çështje dhe nëse do të ngrejë një padi zyrtare.

Autoritetet theksojnë gjithashtu se ligji i Oklahomës kufizon informacionin që mund të publikohet kur një rast përfshin një moshë kaq të re, si për të miturën e arrestuar, ashtu edhe për viktimën.

“Ne e pranojmë se kjo është një situatë tragjike për familjen e përfshirë. Mendimet tona janë me ta ndërsa ata vajtojnë këtë tragjedi”, tha Policia e Edmondit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk dua t’i shqetësoj fëmijët”, ja reagimi i Bushit pasi mësoi për sulmin e 11 shtatorit (VIDEO)

Një video e regjistruar brenda një klase të një shkolle fillore në mëngjesin e 11 shtatorit 2001 ka fiksuar momentin kur ish-Presidenti i SHBA-së, George...
20:56 | 11/09/2026

Misteri i vdekjes së Mazonakis, mediat greke: Hetuesit gjejnë kërkime në AI dhe një foto të fshirë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me momentet e fundit të këngëtarit George Mazonakis në zyrën e mjekëve Elias Theodoropoulos dhe Ioanna Gaka....
20:12 | 11/09/2026

Mbrojtja nga Rusia, BE i ofron 6 miliardë euro Ukrainës për sistemet “Patriot”

Bashkimi Evropian është bërë gati t’i ofrojë Ukrainës 6.1 miliardë euro asistencë, për ta ndihmuar në blerjen e pajisjeve ushtarake, kryesisht interceptuesve “Patriot”, të cilët...
19:33 | 11/09/2026