Ambasada amerikane në Tiranë nderon viktimat e 11 Shtatorit: Nuk do të harrojmë kurrë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke mbajtur një minutë heshtjeje në nder të 2,977 jetëve të humbura 25 vite më parë.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë bëri të ditur se komuniteti i saj në Shqipëri ndaloi në orën 8:46, në përputhje me momentin kur avioni i parë goditi Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork.
“Njëzet e pesë vjet më parë, në orën 8:46 të mëngjesit në Nju Jork, avioni i parë goditi Kullën Veriore”, thuhet në mesazhin e ambasadës.
Në ceremoninë përkujtimore u nderuan 2,977 personat që humbën jetën në Nju Jork, Virxhinia dhe Pensilvani, mes tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, theksoi se kujtimi i viktimave mbetet i gjallë edhe pas një çerek shekulli.
“Ne kujtojmë çdo jetë të humbur. Nderojmë punonjësit e shërbimeve të emergjencës të cilët u vunë përballë rrezikut dhe familjet që e kanë mbartur këtë dhimbje prej një çerek shekulli”, u shpreh VanHorn.
Situata e zjarreve, 5 vatra mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje
“Nuk jam këtu për t’u bërë mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit
Rama për deklaratën e dorëheqjes: Mbase vjen momenti për ta shpjeguar
- 21:31 Kosovë, Gjykata e Apelit liron nga akuzat Agim Çekun dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”
- 21:25 Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja e Kosovës: Nuk do të jem pjesë e saj për sa kohë FFK-ja drejtohet nga personat aktualë
- 21:04 Situata e zjarreve, 5 vatra mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje
- 21:04 Tragjedi në SHBA, 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar
- 20:56 “Nuk dua t’i shqetësoj fëmijët”, ja reagimi i Bushit pasi mësoi për sulmin e 11 shtatorit (VIDEO)
- 20:32 Vuçiç: Do të jap dorëheqjen në shtator