‘Lamallari u largua si dënim, se pati frikë të firmosë’, Peka: Është treguar djalë me mend

11 Shtator 2026 | 21:59

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avenir Peka, komentoi në emisionin “Review” largimin e Besfort Lamallarit nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme.

Peka e cilësoi Ministrinë e Brendshme si një prej institucioneve me kontaktin më të madh me publikun, duke theksuar se ministri që drejton këtë dikaster është rrjedhimisht më i ekspozuar.

Sipas tij, largimi i Lamallarit mund të lidhet me faktin se ai nuk ka pranuar të firmosë disa iniciativa, ndërsa përmendi edhe tenderin e “Smart City”, për të cilin, sipas tij, është folur se ish-ministri ka refuzuar të vendosë firmën.

“Ministria e Brendshme është ajo që ka kontaktin më të madh me publikun për shkak të policisë së shtetit dhe çdo ministër është i detyruar të jetë vizibël. Kjo është e vetmja gjë që ka”, u shpreh Peka.

Ai shtoi se nuk ka dijeni nëse Lamallari është përfshirë apo ka pasur dijeni për çështje që lidhen me trafikun e drogës, ndërsa theksoi se ish-ministri mund të jetë larguar si pasojë e qëndrimit të tij për të mos firmosur.

“Ky po largohet si dënim se ka pasur frikë të firmosë. Është treguar djalë me mend”, deklaroi Peka.

Deklaratat e ekspertit vijnë në një kohë kur ndryshimet në drejtimin e Ministrisë së Brendshme kanë ngjallur diskutime mbi arsyet e largimit të Besfort Lamallarit dhe pasuesin e tij në këtë detyrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Peka: Ndalimi i shqiptarëve në kufirin e Malit të Zi është “akt banditësh”, dhe shkelje e të drejtave të njeriut

I ftuar në studion e emisionit “Review” me Greta Topjanën, eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka, foli në lidhje me lajmin se një grup qytetarësh...
21:48 | 11/09/2026

Gardh për protestuesit në Mal të zi! Peka: Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka i ftuar në “Review” me Greta Topjana pretendon se rreth 15 makina me emigrantë shqiptarë të nisur nga Anglia...
21:48 | 11/09/2026

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026