VIDEO/ Tomorri ngre dyshime për Timak Defense: Ka deklarata kontradiktore, SPAK duhet të verifikojë

20:06, 11/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka ngritur dyshime mbi aktivitetin dhe kontratat e kompanisë Timak Defense, duke iu referuar deklaratave publike të përfaqësuesve të qeverisë dhe drejtuesve të kompanisë.

Tomorri u ndal te ceremonia e dorëzimit të 40 automjeteve të para të prodhuara nga Timak për Ministrinë e Mbrojtjes, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes.

Sipas gazetarit, gjatë kësaj ceremonie kryeministri Rama deklaroi se kompania kishte tashmë kontrata me vende të tjera.

Tomorri tha se Timak Defense, e cila merret me prodhimin e automjeteve për ushtrinë, policinë dhe emergjencat civile, është në pronësi 80% të Roni Feto dhe Arjeta Pucës dhe 20% të shtetit shqiptar.

‘Jo, kontradikta aty, kontradikta është nëse e mbani mend një muaj më parë apo diçka më shumë, pati një ceremoni të dorëzimit të 40 automjeteve të para të prodhuara nga kompania Timak tek Ministria e Mbrojtjes, që shkoi kryeministri, ministri e kështu me radhë.

Dhe mes të tjerash ka dhe një deklaratë publike të kryeministrit Edi Rama që thotë që kompania ka tani, ka tashmë kontrata. Pra, bëhet fjalë për kompaninë tjetër, jo të armëve, po të automjeteve, që është në pronësi të Roni Feto dhe Arjeta Pucës me 80% dhe shteti shqiptar me 20%.

Kompania quhet Timak Defense dhe prodhon automjete për ushtrinë, për policinë, emergjencat civile, pra ka monopolin e furnizimit të institucioneve të sigurisë, të rendit me automjete. Dhe ka deklaratë të kryeministrit, pra siç po e thoja, që tashmë kjo kompani ka kontrata me 31 vende të OSBE-së, po ajo që thoshte ministri.

Dhe kur u pyet zonja Puca për këtë gjë, nëse ka kompani eksport, kryen eksporte, ka kontrata me vende të tjera, përgjigja që dha ishte që ‘ne jemi në bisedime’.

 Kemi biseduar me shumë shtete, ja sa e kam zbardhur nga mbrëmë sa më kujtohet, ‘kemi biseduar me shumë shtete, nuk kemi kontratë me Ukrainën’. Pra këtu ka shumë versione të cilat kundërshtojnë njëra-tjetrën, prandaj kjo është një histori e cila do të duhet që një organ i pavarur jashtë qeverisë, që në këtë rast do të ishte Prokuroria ose SPAK-u, do të duhet ta merrte ta sqaronte, pikërisht për shkak të këtyre indicieve që lindin nga këto deklarata publike të përfaqësuesve të shtetit dhe të përfaqësuesve të qeverisë. Pra çfarë po ndodh me këto kompani?

Pse mashtrohet? A ka element të trafikut ndërkombëtar të armëve? Të cilat në këtë rast do të ishin shumë të rënda. Trafiku ndërkombëtar i armëve është gjithmonë një krim shumë i rëndë, por nëse ti ke futur dhe shtetin brenda, pasi kompania Advanced Arms Technology ka dhe një 20% aksionere, pra ka qeverinë shqiptare brenda, sigurisht që kjo bën pis dhe përfshin shtetin shqiptar drejtpërdrejt në trafik ndërkombëtar armësh. SPAK-u e ka shumë të kollajtë, të bëjë të njëjtën gjë që bëri në Zvërnec.

A doli gjëja në Zvërnec dhe shkoi bllokoi transaksionin, bllokoi paratë dhe mori letrat e pronës për të cilën kishte dyshime e cila mund të ishte vjedhur me dokumenta të manipuluara e kështu me radhë? Të njëjtën gjë, të njëjtin verifikim mund ta bëjë me këto kompani.

Pra çfarë ka ndodhur është shumë e thjeshtë. Shkon në doganë, merr deklaratat e eksportit apo të importit nëse ka apo nëse nuk ka, dhe kaq e thjeshtë verifikohet kjo gjë.

Pra është një punë e cila nuk zgjat më shumë se pak orë nëse do të duan të bëjnë transparencë. Sepse ajo që kemi sot është një seri deklaratash nga përfaqësuesit e qeverisë që kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe që hedhin dyshime të forta.’, u shpreh ndër të tjera Klodian Tomorri në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco