43 ditë kundër ‘Territoriales’/ Divjaka në protestë për të mos u bashkuar me Lushnjën

43 ditë kundër ‘Territoriales’/ Divjaka në protestë për të mos u bashkuar me Lushnjën

22:24, 11/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kanë kaluar 43 ditë në protestë qytetarët e Divjakës dhe përsëri kërkojnë me ngulm mos miratimin e platformës së re administrative territoriale të propozuar nga PS, e cila do të kalojë për miratim në kuvend pas disa ditësh.

Asnjë konsultim publik nuk ishte bërë në këtë kuadër me banorët e Divjakës dhe njësive administrative të saj Tërbuf, Gradishtë, Grabjan e Remas.

Protesta e 43 mbrëmjen e së premtes kaloi pa fjalime dhe vetëm me sloganet e njohur: Divjaka bashki, Mazniku propozon - Divjaka kundërshton, Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve

Më pas protestuesit vijuan ritualin e përnatshëm të marshimit në rrugët e qytetit me thirrjet e mësipërme, dhe duke kërkuar mbështetje "nesër më shumë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco