Hitaj: Bashkimi i Ministrisë së Brendshme me pushtetin vendor, strategji e Ramës për zgjedhjet

11 Shtator 2026 | 22:35

Gazetari Arbër Hitaj komentoi në emisionin “Review” në Euronews Albania vendimin e kryeministrit Edi Rama për bashkimin e Ministrisë së Brendshme me atë të Pushtetit Vendor.

Sipas Hitajt, ky vendim lidhet me një strategji të kryeministrit për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai argumentoi se fakti që pushteti vendor i është bashkuar Ministrisë së Brendshme tregon rëndësinë që Rama u kushton bashkive dhe kontrollit të territorit.

“Fakti që e ka çuar te Ministria e Brendshme dhe pushteti vendor tregon se Rama ka një siklet me bashkitë, ndaj po çon në një njeri që e njeh shumë mirë këtë fushë”, u shpreh Hitaj.

Gazetari e cilësoi këtë lëvizje si një përpjekje për të krijuar një “arkitekt” të fushatës për zgjedhjet lokale, duke theksuar se një pjesë e rëndësishme e procesit zgjedhor lidhet edhe me Ministrinë e Brendshme.

“Për të qenë arkitekt i fitores në zgjedhjet lokale, pjesa më e rëndësishme e zgjedhjeve kalon nga Ministria e Brendshme. I ka dhënë një barrë shumë të madhe, por projeksioni janë zgjedhjet e 2027”, tha ai.

Sipas Hitajt, ndryshimi institucional mund të jetë gjithashtu rezultat i një vlerësimi të brendshëm politik brenda Partisë Socialiste.

“Të gjithë lëvizjet lidhen me ndonjë sondazh të brendshëm që Ramës nuk i ka dalë mirë. Ka një pakënaqësi të madhe dhe kjo e bën Ramën të krijojë një superministri”, deklaroi gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare

Një protestues i cili vjen nga diaspora, ka folur për “Review” me Greta Topjana i cili tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia...
22:20 | 11/09/2026

Gazetarja zbulon detajet: Lamallari nuk kishte dijeni për largimin, Rama bashkoi dy ministri

E ftuar në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetarja e Euronews, Eksiola Shehu, dha detaje në lidhje me largimin e ministrit...
22:13 | 11/09/2026

‘Lamallari u largua si dënim, se pati frikë të firmosë’, Peka: Është treguar djalë me mend

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avenir Peka, komentoi në emisionin “Review” largimin e Besfort Lamallarit nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme. Peka e cilësoi Ministrinë e...
21:59 | 11/09/2026