Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Zelensky i vendos kushte Trump-it:  Merr masa ndaj Rusisë, nuk e kuptoj pse vonohesh!

Shkruar nga Newsbomb
Zelensky i vendos kushte Trump-it:  Merr masa ndaj Rusisë, nuk e
Donald Trump/ Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Zelensky i kërkoi Donald Trumpit të vendosë sanksione të ashpra ndaj Rusisë. Ai i ka bërë thirrje homologut amerikan që të veprojë menjëherë me masa të forta kundër Moskës, për t'i prerë rrugën prodhimit të raketave.

Duke folur në konferencën e Strategjisë Evropiane të Jaltës në Kiev, Zelensky tha se nuk e kupton pse vendimet po vonohen.

Sipas tij, masat kufizuese duhet të merren tani dhe të jenë sa më të ashpra, sidomos për të ndalur prodhimin e raketave balistike dhe armëve të tjera, në një kohë kur sulmet ruse janë përshkallëzuar ndjeshëm.

Lideri ukrainas theksoi se është vendimtare që administrata amerikane dhe personalisht Presidenti Trump të marrin vendime të forta.

Deklarata vjen pak pasi Zelensky njoftoi nga Kanadaja se planifikon një takim me Trump në fund të shtatorit në Nju Jork.

Takimi i paralajmëruar pritet pas vizitave të të dërguarve amerikanë në Moskë dhe Kiev, të cilët po përpiqen të zhbllokojnë negociatat diplomatike për t'i dhënë fund luftës, e cila ka mbetur në “vendnumëro” që prej fillimit të vitit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese