Arratisje si në filma e të burgosurit shqiptar në Greqi, bashkëpunëtorët bllokojnë eskortën me kallashnikovë
Një arratisje spektakolare ka ndodhur të premten në mbrëmje në Serres të Greqisë, ku një 41-vjeçar shqiptar është larguar nga shoqërimi i burgut gjatë transferimit për në Spitalin e Përgjithshëm të Serres.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, në oborrin e spitalit, pranë krahut psikiatrik. Në atë moment, i burgosuri ndodhej brenda automjetit të transportit, së bashku me dy persona të tjerë që shërbenin në eskortën e burgut, shkruan Protothema.
Bashkëpunëtorët e 41-vjeçarit dyshohet se mbërritën në vendngjarje me automjete që ngjanin me makinat e policisë. Sipas informacioneve të deritanishme, ata nuk kishin veshur uniforma policie dhe nuk u paraqitën si pjesëtarë të njësisë OPKE. Megjithatë, një prej automjeteve, një Nissan Navara, ngjante me mjetet e përdorura nga kjo njësi dhe kishte edhe një sinjalizues të vogël.
Kjo bëri që shoqëruesit të besonin fillimisht se përballë tyre ndodheshin efektivë policie. Situata ndryshoi brenda pak sekondash, pasi personat zbritën nga automjeti të armatosur me kallashnikovë.
Nën kërcënimin e armëve, ata dyshohet se neutralizuan shoqëruesit e të burgosurit dhe i hoqën armën e shërbimit njërit prej punonjësve të burgut. Më pas, ndihmuan 41-vjeçarin të largohej nga vendngjarja dhe u arratisën me automjetet e tyre.
Në momentin e ngjarjes, në ambientet e spitalit ndodheshin edhe dy të burgosur të tjerë, të cilët ishin transportuar më herët nën shoqërimin e një tjetër eskorte.
I arratisuri është një shtetas shqiptar 41 vjeç. Sipas informacioneve të raportuara nga mediat greke, ai ishte arrestuar vitin e kaluar nga oficerët e Krimit të Organizuar, nën dyshimin për përfshirje në një tentativë vrasjeje në Selanik, pas një incidenti në një mensë. Gjithashtu, ai dyshohet se është përfshirë në çështje që lidhen me armët dhe trafikun e drogës.
Pas arratisjes, autoritetet greke kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e 41-vjeçarit dhe personave të armatosur që dyshohet se organizuan dhe realizuan arratisjen.
Deri në këto momente, i burgosuri dhe bashkëpunëtorët e tij nuk janë lokalizuar.
Aksident në Porto Palermo, makina del nga rruga dhe përmbyset, 3 të plagosur
“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Ambasada amerikane në Tiranë nderon viktimat e 11 Shtatorit: Nuk do të harrojmë kurrë
- 08:30 Aksident në Porto Palermo, makina del nga rruga dhe përmbyset, 3 të plagosur
- 06:22 Aktori i njohur heq dorë nga ChatGPT pasi luajti Sam Altman: Po hyjmë në një territor të panjohur
- 05:41 Australia kërkon t’u japë përdoruesve kontroll mbi algoritmet e Facebook, Instagram dhe TikTok
- 03:05 Zgjedhësit po përdorin ChatGPT për informacion mbi zgjedhjet, përgjigjet mund të ndryshojnë sipas përdoruesit
- 23:32 Avokati përdori ChatGPT në gjyq, AI shpiku dëshmi dhe dëshmitarë, gjobitet 5 mijë dollarë
- 22:39 SHBA, CIA deklasifikon dokumentet sekrete mbi Al Kaedën