E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pamjet e aksidentit në Tiranë/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia, shpëton për mrekulli kalimtarja

Ilustrim · Vizion Plus

Vizion Plus ka siguruar pamjet e aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.

Siç shihet në video, drejtuesi i një automjeti, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, përplaset me një urban.

Nga goditja, autobusi humbet drejtimin, devijon nga korsia dhe kalon në anën tjetër të rrugës.

Urbani përplaset më pas me një motor të parkuar në anë të rrugës. Në pamje shihet edhe një kalimtare, e cila ndodhej në trotuar në momentin e aksidentit dhe fatmirësisht arrin t’i shpëtojë përplasjes.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës për rrethanat e aksidentit, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.